Shqipëria Postuar më 1 Korrik 2026, 15:13

Nis shpërndarja e bonusit 5 mijë lekë për pensionistët - Përfitojnë mbi 777 mijë qytetarë, fondi arrin në 3.7 mld lekë

Nga SCAN TV

Nis shpërndarja e bonusit 5 mijë lekë për pensionistët

Ka nisur këtë të mërkurë shpërndarja e bonusit veror për pensionistët, një mbështetje financiare prej 5 mijë lekësh të miratuar nga qeveria për herë të parë në mesin e vitit.

Nga shpërblimi përfitojnë 777 200 qytetarë, përfshirë pensionistët e pleqërisë, pensionistët socialë, përfituesit e pensionit të invaliditetit, pensionit familjar dhe trajtimeve të veçanta financiare.

Bonusi do të paguhet gjatë muajit korrik 2026 dhe mund të tërhiqet deri më 31 dhjetor 2026, ndërsa efekti financiar për buxhetin e shtetit llogaritet në rreth 3.7 mld lekë.

Bonusi i verës i shtohet atij të fundvitit, që ka disa vite që shpërndahet.

Ndërkohë, nga 1 korriku ka hyrë në fuqi edhe indeksimi vjetor i pensioneve me 2.7%, nga i cili përfitojnë rreth 900 mijë qytetarë. Sipas qeverisë, puna vijon edhe për hartimin e reformës së re të pensioneve, ku drafti i parë pritet të jetë gati brenda muajit korrik, ndërsa versioni përfundimtar synohet të përfundojë në shtator. 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat