Shqipëria Postuar më 1 Korrik 2026, 15:07

Një pol i ri zhvillimi, 333 milionë lekë për ‘Eco Park Dumrea’ - FSHZH hap tenderin për kompleksin turistik multifunksional

Nga Ernilda Luzi

Një pol i ri zhvillimi, 333 milionë lekë për ‘Eco Park

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për ndërhyrje për ngritjen e produkteve turistike në zonat e reja me potencial zhvillimi rajonal dhe lokal, “bootcamp”, resorte, eko, kampingje, ski resort etj. Fondi limit i përllogaritur është 333 milionë e 275 mijë lekë.

Projekti ‘Eco Park Dumrea’ propozohet të zhillohet në zonën e liqeneve të Belshit. Sipas dokumenttit në Agjencinë e Prokurimit Publik, ndërtesa pjesë e këtij masterplani janë të disa kategorive, si: objekte edukimi, salla eventesh, klasa modulare etj. Po kështu, do të ndërtohen njësi akomodimi glamping, vila, shtëpi mbi pemë; struktura për shërbime shtesë administratë, restorant, parkim, si dhe ndërhyrje në terren, sistemim peizazhi shëtitore platforma druri, zona rekreative. Më tej, parashikohet ndërtimi i shtëpive në lartësi, të cilat ofrojnë një eksperiencë unike akomodimi; çadra safari glamping që funksion si hapësirë tranzicioni dhe përdorimi social.

Ndërhyrjet e planifikuara në kuadër të Dumrea Eco Park përfshijnë dy tipologji kryesore: punime në objekte dhe ndërhyrje në sistemim dhe peizazh. Në dokument theksohet se, synohet krijimi i një destinacioni turistik natyror, edukativ dhe rekreativ, i cili do të funksionjë si një Eco Park multifunksional dhe të diversifikojë ofertën turistike në zonën e Belshit. Programi synon të ndërthurë eksperiencën e qëndrimit në natyrë me aktivitete edukative dhe rekreative, duke ruajtur karakterin ekologjik të zhvillimit.

Nga ana tjetër, Eco Park Dumrea do të konceptohet si një kompleks i integruar aktivitetesh dhe funksionesh, i strukturuar në disa zona funksionale që përfshijnë akomodimin ekologjik, hapësira për ushqim dhe socializim, zona edukative dhe aktivitete rekreative  në natyrë. Projekti synon të krijojë një eksperiencë të plotë të qëndrimit në natyrë për grupe të ndryshme përdoruesish, me fokus të veçantë te fëmijët, grupet shkollore dhe familjet, si nga tregu vendas ashtu edhe ai ndërkombëtar. Ky pol i ri zhvillimi, synon të shërbejë si një model për turizmin natyror dhe edukativ në Shqipëri, duke ofruar një hapësirë që kombinon eksperiencën rekreative, edukimin mjedisor dhe akomodimin ekologjik në një kontekst unik peizazhor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat