Përfundon afati për gjobat dhe kamatëvonesat - Tatimet: Masat e tjera lehtësuese vijojnë deri në dhjetor 2026

30 Qershori ishte afati i fundit për tatimpaguesit që kërkonin të përfitonin nga masat më lehtësuese të parashikuara në ligjin për faljen e detyrimeve tatimore të papaguara. Subjektet me detyrime tatimore të krijuara gjatë periudhës 2015-2019, kishin mundësi të paguanin në një këst të vetëm 50% të detyrimit kryesor dhe të përfitonin faljen e pjesës së mbetur të principalit. Krahas saj, ligji parashikonte edhe faljen e plotë të gjobave dhe kamatëvonesave që lidhen me këto detyrime.
Me përfundimin e afatit të 30 Qershorit, tatimpaguesit që nuk e kryen pagesën brenda kësaj date, nuk mund të përfitojnë më nga falja në masën 50% të detyrimit kryesor. Dita e djeshme ishte gjithashtu afati i fundit për dorëzimin e deklaratave tatimore të padeklaruara për periudhat deri më 31 Dhjetor 2024. Subjektet që i dorëzuan deklaratat brenda afatit, mund të përfitonin faljen e gjobave të vendosura për deklarim të vonuar, sipas kushteve të përcaktuara me ligj.
Por, procesi i faljes me kusht nuk është mbyllur plotësisht. Tatimpaguesit kanë ende mundësi të përfitojnë deri më 31 Dhjetor 2026, nga falja në masën 25% të detyrimit kryesor, nëse paguajnë pjesën tjetër të detyrimit dhe plotësojnë detyrimet ligjore.
Administrate Tatimore u ka kërkuar subjekteve të verifikojnë detyrimet e tyre dhe kategorinë ku përfshihen, pasi përfitimi nga falja varet nga periudha e krijimit të detyrimit, lloji i tij dhe respektimi i afateve të përcaktuara.
Shqipëria përfiton 6 milionë euro, forcim i konkurrueshmërisë - CBAM, mundësi drejt tregut të BE-së për industrinë shqiptare
Shqipëria pritet të përfitojë rreth 6 milionë euro, fonde që mund të mbështesin procesin e përshtatjes së industrisë, investimet në teknologji të gjelbra dhe......
Në vitin 2025 u regjistruan më pak vdekje se një vit më parë/ Mbi gjysma e tyre shkaktohen nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut
Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut vijojnë të mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri. Gjatë vitit 2025, ato përbënin 52.9% të të gjitha......
Meshkujt blejnë më shumë filma, femrat bileta koncertesh/ Mbi një e treta e përdoruesëve të internetit, bileta online për evente kulturore
Përdorimi i internetit për blerjen e mallrave dhe shërbimeve kulturore mbetet në rritje, me biletat për aktivitete kulturore dhe sportive në krye të......
Kush punon më shumë në Shqipëri? Eurostat: Punojmë gati 6.7 orë më shumë se europianët. Prodhimi e ndërtimi “rekord”
Tregu i punës në Shqipëri po shfaq shenja të zbutjes së ngarkesës javore, por sërish mbetemi ndër popujt që kalojnë më shumë kohë në zyra, fabrika e kantiere......
Shpërblimi i pensionistëve kalon në llogari në korrik, ja të gjitha kategoritë përfituese
Bazuar në vendimin e qeverisë për bonusin e pensionistëve, janë 11 kategori përfituese të tij. Në vendimin e zbardhur në mbrëmje thuhet se përfitues janë:......
Nga bonusi i pensionistëve tek projektbuxheti 2027-29, dalin vendimet e miratuara në mbledhjen e qeverisë
Agjencia për Media dhe Informim ka njoftuar Vendimet dhe Projektligjet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë, datë 30 qershor 2026. Sipas AMI Këshilli......
Rriten pensionet, qeveria akordon 5 mijë lekë si bonus të verës, 777 mijë përfitues
Rreth 777 mijë pensionistë do të marrin bonus prej 5 mijë lekësh. Vendimi është miratuar në qeveri këtë të martë dhe kostoja në buxhet parashikohet 3.7......
Vendimi i Qeverisë, Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave
Valdrin Pjetri është emëruar Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP). Pjetri u vendos në krye të ATP, pas shkarkimit nga detyra të......



