Meshkujt blejnë më shumë filma, femrat bileta koncertesh/ Mbi një e treta e përdoruesëve të internetit, bileta online për evente kulturore
Përdorimi i internetit për blerjen e mallrave dhe shërbimeve kulturore mbetet në rritje, me biletat për aktivitete kulturore dhe sportive në krye të preferencave të qytetarëve. Të dhënat e publikuara në “Statistikat e Kulturës 2025” bazuar në Anketën e Përdorimit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) nga INSTAT, tregojnë se gjithnjë e më shumë individë po përdorin platformat online për të siguruar produkte dhe shërbime që lidhen me kulturën dhe argëtimin.
Sipas raportit, 36.7% e personave të moshës 16-74 vjeç, që kanë përdorur internetin gjatë tre muajve të fundit, kanë blerë online bileta për evente kulturore dhe sportive. Po e njëjta përqindje rezulton edhe për blerjen e biletave për aktivitete të tjera kulturore, si kinema, koncerte apo panaire, duke i renditur këto si kategoritë më të kërkuara në internet.
Ndërkohë, 34.3% e përdoruesve kanë kryer blerje online për mallra sportive, duke përjashtuar veshjet sportive. Interesi për përmbajtjet kulturore në format fizik apo dixhital mbetet më i ulët, pasi 13% kanë blerë libra, gazeta ose revista, ndërsa vetëm 11.6% kanë blerë filma dhe muzikë përmes internetit.
Raporti evidenton gjithashtu dallime të dukshme sipas gjinisë. Meshkujt rezultojnë më aktivë në blerjet online të mallrave sportive dhe të filmave e muzikës, ndërsa femrat dominojnë në blerjen e biletave për aktivitete kulturore, si kinema, koncerte dhe panaire. Kjo tregon se preferencat e konsumit kulturor ndryshojnë jo vetëm sipas interesave personale, por edhe sipas gjinisë.
Edhe grupmoshat paraqesin prirje të ndryshme në përdorimin e internetit për blerje kulturore. Të rinjtë 16-24 vjeç janë përdoruesit më aktivë për blerjen online të biletave për evente kulturore dhe sportive, ku kjo kategori arrin në 48.2%. Nga ana tjetër, grupmosha 25-54 vjeç shfaq angazhim më të madh në blerjen e biletave për aktivitete të tjera kulturore, ndërsa grupmosha 55-74 vjeç dallohet për përqindje më të larta në blerjen e librave, revistave, filmave, muzikës dhe mallrave sportive.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se përdorimi i internetit po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një kanal të rëndësishëm për aksesin në produkte dhe shërbime kulturore. Rritja e blerjeve online reflekton ndryshimet në sjelljen e konsumatorëve, të cilët po zgjedhin gjithnjë e më shpesh platformat dixhitale për të siguruar pjesëmarrjen në aktivitete kulturore dhe për të plotësuar nevojat e tyre në fushën e kulturës dhe argëtimit.
Kush punon më shumë në Shqipëri? Eurostat: Punojmë gati 6.7 orë më shumë se europianët. Prodhimi e ndërtimi “rekord”
Tregu i punës në Shqipëri po shfaq shenja të zbutjes së ngarkesës javore, por sërish mbetemi ndër popujt që kalojnë më shumë kohë në zyra, fabrika e kantiere......
Shpërblimi i pensionistëve kalon në llogari në korrik, ja të gjitha kategoritë përfituese
Bazuar në vendimin e qeverisë për bonusin e pensionistëve, janë 11 kategori përfituese të tij. Në vendimin e zbardhur në mbrëmje thuhet se përfitues janë:......
Nga bonusi i pensionistëve tek projektbuxheti 2027-29, dalin vendimet e miratuara në mbledhjen e qeverisë
Agjencia për Media dhe Informim ka njoftuar Vendimet dhe Projektligjet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë, datë 30 qershor 2026. Sipas AMI Këshilli......
Rriten pensionet, qeveria akordon 5 mijë lekë si bonus të verës, 777 mijë përfitues
Rreth 777 mijë pensionistë do të marrin bonus prej 5 mijë lekësh. Vendimi është miratuar në qeveri këtë të martë dhe kostoja në buxhet parashikohet 3.7......
Vendimi i Qeverisë, Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave
Valdrin Pjetri është emëruar Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP). Pjetri u vendos në krye të ATP, pas shkarkimit nga detyra të......
Ndryshimi i Buxhetit 2026, ministri i financave Petrit Malaj shpjegon përmbajtjen e Aktit Normativ
Sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam Aktin Normativ për disa ndryshime në Buxhetin e vitit 2026. Si rezultat i ecurisë pozitive të......
Ministri Salla: Markata e Peshkut në Vlorë, investim për modernizimin e peshkimit dhe zhvillimin e ekonomisë blu
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, inspektuan sot Markatën e Peshkut në......
Akti Normativ, rishikohet buxheti 2026, bonus 5 mijë lekë për pensionitët, shtohet garancia sovrane
Në mbledhjen e fundit, qeveria shqiptare ka miratuar aktin normative për rishikimin e buxhetit të shetit për vitin 2026, i cili parashikon fonde shtesë për......



