Ndryshimi i Buxhetit 2026, ministri i financave Petrit Malaj shpjegon përmbajtjen e Aktit Normativ

Sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam Aktin Normativ për disa ndryshime në Buxhetin e vitit 2026.
Si rezultat i ecurisë pozitive të ekonomisë shqiptare përgjatë 5-mujorit të parë të këtij viti, na u mundësuan hapësirat e nevojshme për financimin e disa politikave të rëndësishme, me qëllim:
të forcojmë mbështetjen për shtresat më në nevojë;
të rrisim investimet në shëndetësi;
të përmbushim edhe angazhimet që ka Shqipëria në raport me NATO-n;
si dhe të zgjerojmë Garancinë Sovrane jo vetëm më tashmë te bujqësia, por edhe te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat operojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare.
Më konkretisht, përmes këtij akti ne kemi mundësuar:
Afrimin e indeksimit të pensioneve, tashmë që do të ndodhë më datën 1 korrik. Kjo është mundësuar me një fond shtesë prej rreth 872 milionë lekësh. Plani i qeverisë është që indeksimi në vitin e ardhshëm të afrohet në muajin prill, ashtu siç ka qenë edhe më herët.
Gjithashtu, nëpërmjet këtij akti normativ dyfishojmë pagesën për fëmijët me aftësi të kufizuara, me një financim prej 750 milionë lekësh. Nga kjo masë do të përfitojnë 10 720 fëmijë dhe kjo masë do të hyjë në fuqi nga data 1 korrik 2026, pra duke filluar nga nesër.
Gjithashtu, nëpërmjet këtij akti, kemi menduar edhe për kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara, të cilëve shteti do tu mbulojë pagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, me një efekt financiar prej rreth 2 miliardë lekësh.
Nga ana tjetër, edhe sektori i shëndetësisë do të financohet me fonde shtesë nëpërmjet këtij akti normativ. Do të alokojmë 1.5 miliardë lekë fonde shtesë për barnat e onkologjikut në shërbimet spitalore në vend. Pra, 15 milionë euro shtesë për barnat e onkologjikut.
Gjithashtu, nëpërmjet këtij akti do të mundësojmë edhe rritjen e pagave të personelit në urgjencën mjekësore ku do të përfitojnë mjekët dhe personeli i shërbimit në urgjencën spitalore.
Nga ana tjetër, do të alokohet edhe një fond shtesë për pagesën e orëve shtesë të punës të zjarrfikësve nga ku do të mund përfitojnë 1250 punonjës.
Në të njëjtën kohë, ashtu sikurse edhe e përmenda, do të përmbushim edhe të gjitha angazhimet tona që kemi në raport me NATO-n.
Nëpërmjet këtij akti normativ për sektorin e mbrojtjes do të alokohen 10.3 miliardë lekë shtesë, duke garantuar që financimi i mbrojtjes të shkojë në nivelin 2.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në përputhje me objektivat, por edhe me nevojat që ka ushtria shqiptare për modernizimin dhe rritjen e kapaciteteve të saj.
Nëpërmjet këtij akti normativ do të rrisim edhe shumën e Garancisë Sovrane, nga 3 miliardë lekë në 5 miliardë lekë dhe jo vetëm do të rrisim shumën por, siç thashë, do të shtrijmë edhe fushën e mbulimit me garanci sovrane, e cila nuk do të jetë më vetëm për fermerët, por do të jetë dhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat operojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë sonë.
Këto janë vetëm një pjesë e masave që ne kemi parashikuar në këtë Akt Normativ, i cili parashikon edhe një sërë politikash të tjera, për të cilat do të shprehen dhe vetë Ministrat, por që natyrisht vijnë në dobi të të gjithë sektorëve prioritarë të ekonomisë sonë.
Ministri Salla: Markata e Peshkut në Vlorë, investim për modernizimin e peshkimit dhe zhvillimin e ekonomisë blu
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, inspektuan sot Markatën e Peshkut në......
Akti Normativ, rishikohet buxheti 2026, bonus 5 mijë lekë për pensionitët, shtohet garancia sovrane
Në mbledhjen e fundit, qeveria shqiptare ka miratuar aktin normative për rishikimin e buxhetit të shetit për vitin 2026, i cili parashikon fonde shtesë për......
DPSHTRR promovon platformën eTransport - Bajraktari fushatë informuese në pikat hyrëse të vendit
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka nisur një fushatë informuese për promovimin e platformës digjitale eTransport, me......
“Rrisim në 2,6% shpenzimet për mbrojtjen” - Rama: Në Pashaliman do të krijohen 500 vende pune
Në Pashaliman të Vlorës është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit mes gjigantit italian të industrisë detare “Fincantieri”, kompanisë shtetërore “KAYO”......
Më shumë të drejta për konsumatorët online - Gati ndryshimet në ligjin e tregtisë elektronike
Bllokimi i një faqeje interneti, ridrejtimi automatik në një version tjetër apo vendosja e kushteve të ndryshme të pagesës vetëm për shkak të shtetësisë ose......
Ku preferojnë të udhëtojnë shqiptarët? Për pushime brenda vendit, jashtë për të takuar të afërmit
Shqiptarët kryejnë miliona udhëtime çdo vit, por motivet ndryshojnë ndjeshëm në varësi të destinacionit. Brenda vendit dominojnë pushimet dhe koha e lirë,......
30 Qershori, afati për faljen me kusht të detyrimeve/ Tatimpaguesit paguajnë vetëm 50 % të principalit, përfitojnë dhe gjobat
30 Qershori është afati i fundit për tatimpaguesit të cilët duan të përfitojnë nga falja me kusht e detyrimeve të prapambetura. Administrata tatimore ka......
Sa udhëtuan shqiptarët gjatë 2025-ës? Lëvizjet jashtë vendit regjistruan rritje prej 14.3%
Gjatë vitit 2025, banorët e Shqipërisë mbi moshën 15 vjeç kryen rreth 4.5 milionë udhëtime brenda dhe jashtë vendit, për qëllime personale apo biznesi. Të......



