Ministri Salla: Markata e Peshkut në Vlorë, investim për modernizimin e peshkimit dhe zhvillimin e ekonomisë blu

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, inspektuan sot Markatën e Peshkut në Vlorë, ku u finalizua kalimi i saj në pronësi të Bashkisë Vlorë, duke i hapur rrugë vënies në funksion të një infrastrukture moderne në shërbim të sektorit të peshkimit.
Gjatë vizitës, Ministri Salla e cilësoi këtë investim si një hap të rëndësishëm për modernizimin e peshkimit, formalizimin e tregut dhe zhvillimin e ekonomisë blu, duke theksuar se Markata do të krijojë kushte bashkëkohore për grumbullimin, ruajtjen, përpunimin dhe tregtimin e produkteve të peshkimit sipas standardeve të Bashkimit Europian.
E integruar me Portin e Peshkimit dhe Portin e Ri Tregtar të Vlorës, Markata e Peshkut shtrihet në një sipërfaqe prej 1,300 m² dhe përfshin 15 dhoma frigoriferike. Ajo do të funksionojë sipas standardeve të Bashkimit Europian, duke garantuar siguri ushqimore, formalizimin e tregut, rritjen e kapaciteteve të grumbullimit dhe ruajtjes së produkteve, si dhe krijimin e kushteve për eksport të drejtpërdrejtë drejt tregut europian.
Gjatë inspektimit, Ministri Salla bëri të ditur se investimi prej 1.5 milionë eurosh, i financuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, synon të modernizojë të gjithë zinxhirin e sektorit të peshkimit.
“Është një investim që Ministria e Bujqësisë ka financuar me 1.5 milionë euro për të siguruar mbarëvajtjen e sektorit të peshkimit, për ta sjellë në një ambient të sigurt, për ta magazinuar në dhoma frigoriferike dhe për eksport, sepse ne do të marrim edhe certifikatën për eksport,” u shpreh Ministri Salla.
Ministri theksoi se me vënien në funksion të kësaj markate, peshkatarët nuk do të kenë më nevojë të investojnë individualisht në ambiente magazinimi apo certifikime, pasi e gjithë infrastruktura e nevojshme do të ofrohet në një qendër të vetme.
“Të gjithë peshkatarët nuk do të kenë më nevojë të kenë një ambient të tyre për të siguruar një sipërfaqe të caktuar apo certifikime. Të gjitha produktet e tyre do t’i sjellin këtu. Kemi 15 dhoma frigoriferike për çdo biznes dhe sektor. Është një ambient i ri ku 28 anije peshkimi do të kenë mundësinë të depozitojnë produktet e tyre dhe më pas t’i eksportojnë ose t’i tregtojnë në tregun vendas,” deklaroi ai.
Sipas Ministrit Salla, investimi krijon kushte moderne për ruajtjen, përpunimin dhe tregtimin e produkteve të peshkimit, duke rritur konkurrueshmërinë e sektorit dhe duke përmbushur standardet e kërkuara për eksport.
Akti Normativ, rishikohet buxheti 2026, bonus 5 mijë lekë për pensionitët, shtohet garancia sovrane
Në mbledhjen e fundit, qeveria shqiptare ka miratuar aktin normative për rishikimin e buxhetit të shetit për vitin 2026, i cili parashikon fonde shtesë për......
DPSHTRR promovon platformën eTransport - Bajraktari fushatë informuese në pikat hyrëse të vendit
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka nisur një fushatë informuese për promovimin e platformës digjitale eTransport, me......
“Rrisim në 2,6% shpenzimet për mbrojtjen” - Rama: Në Pashaliman do të krijohen 500 vende pune
Në Pashaliman të Vlorës është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit mes gjigantit italian të industrisë detare “Fincantieri”, kompanisë shtetërore “KAYO”......
Më shumë të drejta për konsumatorët online - Gati ndryshimet në ligjin e tregtisë elektronike
Bllokimi i një faqeje interneti, ridrejtimi automatik në një version tjetër apo vendosja e kushteve të ndryshme të pagesës vetëm për shkak të shtetësisë ose......
Ku preferojnë të udhëtojnë shqiptarët? Për pushime brenda vendit, jashtë për të takuar të afërmit
Shqiptarët kryejnë miliona udhëtime çdo vit, por motivet ndryshojnë ndjeshëm në varësi të destinacionit. Brenda vendit dominojnë pushimet dhe koha e lirë,......
30 Qershori, afati për faljen me kusht të detyrimeve/ Tatimpaguesit paguajnë vetëm 50 % të principalit, përfitojnë dhe gjobat
30 Qershori është afati i fundit për tatimpaguesit të cilët duan të përfitojnë nga falja me kusht e detyrimeve të prapambetura. Administrata tatimore ka......
Sa udhëtuan shqiptarët gjatë 2025-ës? Lëvizjet jashtë vendit regjistruan rritje prej 14.3%
Gjatë vitit 2025, banorët e Shqipërisë mbi moshën 15 vjeç kryen rreth 4.5 milionë udhëtime brenda dhe jashtë vendit, për qëllime personale apo biznesi. Të......
Kursi i këmbimit/ Rritje e lehtë në tregun valutor
Dollari amerikan ka regjistruar mëngjesin e sotëm një rritje të lehtë të kuotës në raport me një ditë më parë pasi është blerë këtë të martë me 82 lekë dhe......



