Shqipëria Postuar më 1 Korrik 2026, 14:55

Ristrukturohet Inspektorati Shtetëror i Punës - Krijohet institucion i ri me pesë drejtori rajonale

Nga Diamila Leka

Ristrukturohet Inspektorati Shtetëror i Punës - Krijohet institucion i

Qeveria ka miratuar krijimin e inspektoratit Qendror të Punës, i cili do të zëvendësojë Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Institucioni i ri do të jetë person juridik publik, buxhetor, me seli në Tiranë dhe në varësi të ministrit përgjegjës për punën. Financimi do të sigurohet nga buxheti i shtetit dhe nga burime të tjera të ligjshme.

Inspektorati Qendror i Punës, do të ketë si mision garantimin e respektimit të legjislacionit të punës përmes kontrolleve, këshillimit, parandalimit të shkeljeve dhe vendosjes së snaksioneve. Kontrollet do të përqëndrohen te kushtet e punës, kohëzgjatja e orarit, pagat, sigurimet, higjiena dhe mirëqënia në vendin e punës, si dhe të punësimi i fëmijëve, të miturve dhe grave.

Institucioni do të organizohet në dy nivele, në nivel qëndror përmes drejtorisë qendrore, dhe rajonale përmes 5 drejtorive respektive. Sipas vendimit, drejtoria e Tiranës do të mbulojë vetëm këtë qark, ndërsa drejtoria e Durrësit do të mbulojë edhe Dibrën, ajo e Vlorës do të ketë nën juridiksion qarqet Vlorë, Fier, Gjirokastër. Drejtoria e Korçës do të mbulojë Elbasanin dhe Beratin, ndërsa drejtoria e Shkodrës do të përfshijë Lezhën dhe Kukësin.

Procedurat për riorganizimin e institucionit duhet të përfundojnë brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e vendimit. Deri në funksionimin e plotë të strukturës së re, inspketorati aktual do të vijojë veprimtarinë sipas organizimit ekzistues. 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat