Rrjeta kapi më pak peshq në vitin 2024! Sasia u ul me 14.9%. Akuakultura vijon të jetë burimi kryesor i peshkut të zënë

Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar të dhënat më të fundit mbi aktivitetin e peshkimit në Shqipëri gjatë vitit 2024. Sipas raportit, sasia totale e peshkut të zënë nga të gjitha kategoritë dhe burimet ujore ka arritur në rreth 16.5 mijë tonë, duke shënuar një rënie prej 14.9% krahasuar me vitin 2023, kur u regjistruan afro 19 mijë tonë. Kjo tendencë rënëse vjen pavarësisht përpjekjeve për rigjenerimin e rezervave natyrore dhe zhvillimin e akuakulturës.
Në Liqenin e Ohrit, gjatë vitit 2024 janë prodhuar dhe hedhur 1.2 milionë rasate të troftës ylber, 1.8 milionë rasate të koranit dhe 0.8 milionë rasate të krapit. Megjithatë, akuakultura, që vazhdon të mbetet burimi kryesor i peshkut të zënë në vend, edhe pse ka pësuar ulje me 21.6% krahasuar me një vit më parë. Ajo ka siguruar 43.6% të sasisë totale të peshkut, përkatësisht 7,165 tonë.
Pas akuakulturës, burimi i dytë më i madh ka qenë peshkimi në ujërat e brendshme, me një kontribut prej 24.7% të totalit, që përkthehet në 4,505 tonë. Ndërkohë, peshkimi detar ka sjellë sasinë më të vogël, duke përbërë 23.5% të totalit të peshkut të zënë.
Në raport me një vit më parë, molusqet janë e vetmja kategori që ka shënuar rritje, me një shtesë prej 14.5%, duke arritur në 213 tonë. Të gjitha kategoritë e tjera kanë pësuar rënie, ku më e theksuara është ajo në laguna, me një ulje prej 33%, nga 218 tonë në 146 tonë. Edhe bregdeti ka regjistruar një rënie prej 18.1%, duke zbritur nga 676 tonë në vitin 2023 në 554 tonë në vitin 2024.
Llojet më të zëna të peshkut në det, bregdet dhe laguna kanë qenë karkaleci i thellësisë me 891 tonë, i ndjekur nga merluci (735 tonë) dhe sardelja me (549 tonë). Ndërsa në ujërat e brendshme, peshku më i zënë ka rezultuar të jetë karasi me rreth 1,600 tonë, ndjekur nga skorta me (1,528 tonë) dhe krapi (430 tonë).
Pavarësisht uljes së përgjithshme në sasinë e peshkut të zënë, numri i subjekteve të licencuara për aktivitet peshkimi ka shënuar rritje. Në vitin 2024 janë regjistruar 833 subjekte të licencuara, 22 më shumë se në vitin 2023, ku shumica operojnë në portin e Durrësit. Flota shqiptare e peshkimit është aktive kryesisht në Nën-Zonën Gjeografike 18 (Adriatiku i Jugut), ndërsa anijet më të përdorura janë ato me rrjeta “në vijë”, që përbëjnë 72.6% të flotës, ndjekur nga anijet me tërheqje, që zënë 23.9%.
Më të vizituarat
Vendimet e Qeverisë/ Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030
Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh në mbledhjen e radhës, mes të cilave Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planin e......
Program kombëtar për peshkimin dhe akuakulturën/ Rregulla për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave
Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe të......
Skema Kombëtare, mbi 21 mijë aplikime të kualifikuara/ 1,265 kërkesa nga fermerët për kompensimin 10% përmes autofaturës
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka publikuar listat e aplikimeve të kualifikuara për masat mbështetëse në blegtori dhe bletari, në kuadër të Skemës......
Salla në Hamallaj: Rehabilitimi i hidrovorit rrit sigurinë nga përmbytjet dhe mbron bujqësinë e turizmi
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan punimet në Hidrovorin e......
Ulet koha e pritjes në pikat e kalimit kufitar/ Qeveria miraton marrevëshjen me Maqedoninë e Veriut
Mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të ketë pika të përbashkëta të kalimit kufitar, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së udhëtarëve dhe automjeve që......