Sa vizitorë preferuan hotelet vitin e kaluar? Rajoni verior rrit ndjeshëm numrin e vizitorëve në dhjetor

Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar së fundmi të dhënat zyrtare mbi ecurinë e strukturave akomoduese në vend, si për muajin dhjetor, ashtu edhe për të gjithë vitin 2025, duke konfirmuar një rritje të ndjeshme të aktivitetit turistik në Shqipëri.
Sipas statistikave, gjatë vitit 2025 janë regjistruar në total 4.2 milionë vizitorë në struktura akomoduese, shifër që përfshin netëqëndrimet në hotele dhe njësi të ngjashme. Nga ky total, rreth 3 milionë kanë qenë vizitorë jo-rezidentë, ndërsa 1.2 milionë vendas.
Dhjetori me rritje të ndjeshme të vizitorëve
Muaji dhjetor 2025 rezulton të ketë qenë veçanërisht pozitiv për strukturat akomoduese. Numri total i vizitorëve u rrit me 27.2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja më e theksuar është shënuar tek vizitorët jo-rezidentë, me 47.6 %, ndërsa vizitorët rezidentë janë rritur me 3.8 %.
Edhe netëqëndrimet kanë ndjekur të njëjtin trend pozitiv. Në total, ato u rritën me 26.2 %. Netëqëndrimet nga vizitorët e huaj u rritën me 39.2 %, ndërsa ato nga rezidentët u rritën me 8.7 %. Statistikë që jo vetëm tregon rritje të numrit të turistëve, por edhe qëndrime më të gjata në vend.
Një tjetër tregues i rëndësishëm është zgjerimi i interesit për zonat jo-bregdetare. Vizitorët jo-rezidentë shënuan rritje prej 37.2 % në këto zona, si dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme, duke reflektuar një shpërndarje më të balancuar të turizmit përtej sezonit veror dhe zonave tradicionale bregdetare. Ndërsa në muajin dhjetor, rajoni verior shfaq një numër të lartë vizitorësh krahasuar me muaj e tjerë ku del rajoni me numrin më të ulët të turistëve.
Nga erdhën turistët?
Sipas të dhënave për dhjetorin 2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë që u akomoduan në Shqipëri vijnë nga Italia (25 %), Kosova (16 %) dhe Gjermania (6 %). Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kontribuan me nga 4 % secila, ndërsa 45 % e vizitorëve ishin nga vende të tjera.
Këto shifra pasqyrojnë një rritje të turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Europës, si dhe një interes në rritje nga tregje më të largëta.
Rritet norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele
Një tjetër tregues pozitiv është norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele, e cila në dhjetor 2025 arriti në 20.4 %, krahasuar me 18.1 % në dhjetor 2024. Kjo rritje konfirmon përmirësimin e performancës së sektorit hotelier dhe zgjerimin gradual të sezonit turistik edhe në muajt e dimrit.
Live TV
Trump fajëson Kanadanë për tymin në Nju Jork - “Kostot e dëmeve nga zjarret do t’u shtohen tarifave tregtare”
Presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi ashpër Kanadanë për zjarret masive që kanë mbuluar zona të mëdha të Shteteve të Bashkuara me një shtresë të......
Spitalla, më fitimprurësja për banesat e vogla në Durrës - Investropa: Disa zona me kosto më të ulët ofrojnë rendimentin më të mirë
Investimi në apartamente tip studio ose garsoniere në Durrës po rezulton më fitimprurës në lagjet ku çmimet e blerjes janë ende relativisht të ulëta. Sipas......
Anijet çisternë po përballen me skenarin më të keq - Irani intensifikon sulmet në Hormuz, trafiku bie në nivelin më të ulët në 3 javë
Gjendja e sigurisë në Ngushticën e Hormuzit është shndërruar në “skenarin më të keq të mundshëm” për anijet cisternë që transportojnë naftë, pasi Irani ka......
Startup-et shqiptare, 31% gjenerojnë të ardhura - Raporti, vetëm 14% kanë produkte të gatshme me pagesë
Ekosistemi i startup-eve në Shqipëri po shfaq një nivel gjithnjë e më të avancuar zhvillimi, ku pjesa më e madhe e sipërmarrjeve të reja kanë kaluar fazën......

