Shitjet nga tregtia me pakicë u rritën me 6.2% në fund të 2025-ës/ Ndikimi kryesor erdhi nga artikujt jo-ushqimorë dhe hidrokarburet

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, tregtia me pakicë në Shqipëri ka shënuar një ecuri pozitive gjatë tremujorit të katërt të vitit 2025, duke reflektuar një rritje të qëndrueshme të konsumit në vend. Indeksi i volumit të shitjeve, i cili llogaritet duke deflatuar indeksin e shitjeve në vlerë, arriti në 137,5, duke regjistruar një rritje prej 6.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në krahasim me tremujorin paraardhës, volumi i shitjeve është rritur me 1.5%. Ndërkohë, në terma vjetorë, volumi i shitjeve në tremujorin e katërt 2025 rezulton të jetë rritur me 5.7% kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2024, duke dëshmuar për një performancë të qëndrueshme të sektorit të tregtisë.
Analiza sipas grupeve kryesore të mallrave tregon se rritja vjetore është mbështetur nga disa segmente të rëndësishme të tregut. Kontributin më të madh e kanë dhënë “Artikujt jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, të cilët kanë shtuar +2.5 pikë përqindje në rritjen totale.
Nga ana tjetër, grupi “Ushqime, pije dhe duhan” ka kontribuar me +1,8 pikë përqindje, duke reflektuar një kërkesë të qëndrueshme për produktet bazë të konsumit. Ndërsa “Tregtia me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” ka dhënë një kontribut prej +1,9 pikë përqindje në rritjen vjetore. Megjithatë, në krahasim me tremujorin e mëparshëm, ky grup ka shënuar një rritje më të lehtë prej 1.1%.
Ndërkohë në tremujorin e katërt volumi i shitjeve ka shënuar rritjen më të madhe në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”.
Live TV
Paketa e Maleve, caktohen zonat me zhvillim parësor në Devoll, Kolonjë, Malësi e Madhe dhe Patos
Me katër vendime të posaçme qeveria ka përcaktuar zonat me zhvillim parësor në Bashkitë Devoll, Kolonjë, Malësi e Madhe dhe Patos. Për Bashkinë Devoll me......
Centralet fotovoltakë, qeveria miraton edhe tre leje, fuqia e instaluar 126 megavat
Qeveria ka miratuar lejet për ndërtimin edhe të tre centraleve të reja fotovoltaike. Të tre agregatët së bashku do të jenë një fuqi të instaluar prej 126......
Financimi i jashtëm ushtarak, SHBA i akordon Shqipërisë një kredi prej 302 milionë dollarë
Njëri nga vendimet e rëndësishme të marra sot në mbledhjen e qeverisë ka qenë edhe ai për miratimin në parim të një huaje direkte që SHBA nëpërmjet Agjencisë......
Nga centralet fotovoltaikë tek projektligjet ‘europiane’, zbardhen vendimet e sotme të qeverisë
Agjencia për Media dhe Informim ka njoftuar lidhur me Vendimet dhe Projektligjet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë, datë 19 qershor 2026. Vendimet......



