Shpenzimet për mbrojtjen, ku pozicionohet Shqipëria? Rritje 12% nga viti i kaluar dhe investime rekord krahasuar me një dekadë më parë

Rritja e vazhdueshme e shpenzimeve për mbrojtjen reflekton një angazhim më të fortë të Shqipërisë në kuadër të detyrimeve të saj si vend anëtar i NATO-s, si dhe një orientim drejt forcimit të kapaciteteve ushtarake në një kontekst të ri sigurie në Europë. Për këtë vit buxheti për mbrojtjen arrin në 2.12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto duke pasur një rritje me 12% nga viti I shkuar.
Mirëpo si ka ndryshuar investimi i Shqipërisë në këtë sektor përgjatë viteve?
Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme të buxhetit të mbrojtjes gjatë dekadës së fundit, duke arritur në vitin 2025 objektivin prej 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), siç kërkohet nga NATO. Të dhënat zyrtare nga raporti “Defence Expenditure 2014–2025” tregojnë se vendi ka kaluar nga 1.33% e PBB-së në vitin 2014 në 2.01% në vitin 2025, duke shënuar një rritje prej 0.68 pikë përqindjeje.
Gjatë periudhës 2014–2022, shpenzimet për mbrojtjen kanë qëndruar nën pragun 2%, me nivele që varionin nga 1.15% deri në 1.33% të PBB-së. Rritja më e dukshme nis pas vitit 2022, kur investimet në sektorin e mbrojtjes u përshpejtuan ndjeshëm.
Në terma realë, rritja është edhe më e theksuar. Nëse në vitin 2014 Shqipëria shpenzonte rreth 196 milionë dollar, në vitin 2025 kjo shumë arrin në 427 milionë dollarë. Kjo përfaqëson një rritje reale prej afro 118%, çka do të thotë se buxheti i mbrojtjes është më shumë se dyfishuar në harkun e 11 viteve.
Sa i përket renditjes në raport me vendet e tjera të Aleancës, Shqipëria pozicionohet në nivelin të kërkuar prej 2%. Vende si Polonia, Lituania, Letonia dhe Estonia shpenzojnë dukshëm më shumë, me përqindje që variojnë nga 3% deri në mbi 4% të PBB-së. Edhe Shtetet e Bashkuara dhe Greqia mbeten mbi mesataren, me nivele përkatësisht mbi 3% dhe rreth 2.8%. Ndërkohë, Shqipëria renditet në të njëjtin nivel me vende si Italia, Kanadaja, Portugalia apo Çekia, të cilat në vitin 2025 lëvizin rreth pragut 2%.
Sipas tabelës së publikuar në raportin e NATO për personelin ushtarak (në mijëra efektivë), Shqipëria në vitin 2025 parashikohet të ketë rreth 7.4 mijë trupa aktive. Krahasuar me vendet e rajonit dhe kontinentit, Shqipëria tejkalon vende si Luksemburgu, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilat kanë një numër më të ulët personeli ushtarak.
Live TV
Trump fajëson Kanadanë për tymin në Nju Jork - “Kostot e dëmeve nga zjarret do t’u shtohen tarifave tregtare”
Presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi ashpër Kanadanë për zjarret masive që kanë mbuluar zona të mëdha të Shteteve të Bashkuara me një shtresë të......
Spitalla, më fitimprurësja për banesat e vogla në Durrës - Investropa: Disa zona me kosto më të ulët ofrojnë rendimentin më të mirë
Investimi në apartamente tip studio ose garsoniere në Durrës po rezulton më fitimprurës në lagjet ku çmimet e blerjes janë ende relativisht të ulëta. Sipas......
Anijet çisternë po përballen me skenarin më të keq - Irani intensifikon sulmet në Hormuz, trafiku bie në nivelin më të ulët në 3 javë
Gjendja e sigurisë në Ngushticën e Hormuzit është shndërruar në “skenarin më të keq të mundshëm” për anijet cisternë që transportojnë naftë, pasi Irani ka......
Startup-et shqiptare, 31% gjenerojnë të ardhura - Raporti, vetëm 14% kanë produkte të gatshme me pagesë
Ekosistemi i startup-eve në Shqipëri po shfaq një nivel gjithnjë e më të avancuar zhvillimi, ku pjesa më e madhe e sipërmarrjeve të reja kanë kaluar fazën......

