Shqipëria nis vitin me rritje të fortë të turizmit/ Kryeson rajonin për netëqëndrimet në tremujorin e parë

Turizmi në Shqipëri ka vijuar të japë sinjale pozitive edhe gjatë muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se vendi ka shënuar një rritje të ndjeshme të netëqëndrimeve në strukturat akomoduese, duke u renditur ndër performuesit më të mirë në rajon dhe në disa raste edhe mes vendeve me rritjen më të lartë në Europë.
Në total, gjatë tremujorit të parë të vitit 2026 janë regjistruar rreth 834 mijë netëqëndrime në Shqipëri, me rritje si nga turistët vendas ashtu edhe nga vizitorët e huaj. Kjo tendencë konfirmon se sezoni turistik nuk po kufizohet më vetëm në muajt e verës, por po shtrihet gradualisht gjatë gjithë vitit.
Muaji janar rezultoi veçanërisht pozitiv, me një rritje prej 10.57% të netëqëndrimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja u mbështet kryesisht nga turistët vendas, netëqëndrimet e të cilëve u zgjeruan me afro 20%. Falë këtij rezultati, Shqipëria regjistroi performancën më të mirë në rajon për muajin e parë të vitit.
Edhe shkurti vijoi në të njëjtën linjë, me një rritje prej 9.84% të netëqëndrimeve. Edhe gjatë këtij muaji, vizitorët vendas mbetën faktori kryesor i zgjerimit të aktivitetit turistik, ndërsa Shqipëria u rendit e dyta në rajon për ritmet e rritjes.
Ndërkohë, marsi solli rezultatin më të fortë të tremujorit. Netëqëndrimet u rritën me 12.72%, duke e vendosur Shqipërinë në krye të rajonit dhe mes vendeve me performancën më të mirë në Europë. Ndryshe nga dy muajt e parë të vitit, gjatë marsit ishin turistët e huaj ata që kontribuuan më shumë në zgjerimin e aktivitetit, duke sinjalizuar një interes në rritje të vizitorëve ndërkombëtarë për destinacionet shqiptare edhe jashtë sezonit tradicional veror.
Në nivel europian, tremujori i parë i vitit 2026 regjistroi 471.1 milionë netëqëndrime në akomodimet turistike, ose 3.4% më shumë se një vit më parë. Rritja u mbështet si nga vizitorët e huaj ashtu edhe nga ata vendas, duke reflektuar vazhdimin e rimëkëmbjes dhe zgjerimit të sektorit turistik në të gjithë kontinentin.
Live TV
Trump fajëson Kanadanë për tymin në Nju Jork - “Kostot e dëmeve nga zjarret do t’u shtohen tarifave tregtare”
Presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi ashpër Kanadanë për zjarret masive që kanë mbuluar zona të mëdha të Shteteve të Bashkuara me një shtresë të......
Spitalla, më fitimprurësja për banesat e vogla në Durrës - Investropa: Disa zona me kosto më të ulët ofrojnë rendimentin më të mirë
Investimi në apartamente tip studio ose garsoniere në Durrës po rezulton më fitimprurës në lagjet ku çmimet e blerjes janë ende relativisht të ulëta. Sipas......
Anijet çisternë po përballen me skenarin më të keq - Irani intensifikon sulmet në Hormuz, trafiku bie në nivelin më të ulët në 3 javë
Gjendja e sigurisë në Ngushticën e Hormuzit është shndërruar në “skenarin më të keq të mundshëm” për anijet cisternë që transportojnë naftë, pasi Irani ka......
Startup-et shqiptare, 31% gjenerojnë të ardhura - Raporti, vetëm 14% kanë produkte të gatshme me pagesë
Ekosistemi i startup-eve në Shqipëri po shfaq një nivel gjithnjë e më të avancuar zhvillimi, ku pjesa më e madhe e sipërmarrjeve të reja kanë kaluar fazën......

