Shtrenjtimi i naftës “godet” transportin/ Por, rritja e karburanteve nuk përkthehet në “shpërthim” inflacioni në Mars

Rritja e çmimit të karburanteve pas krizës në Lindjen e Mesme, me çmimin e naftës që ka arritur në 224 lekë për litër, nuk dha një goditje të fortë në inflacionin total të marsit, megjithëse u reflektua qartë te kostot e transportit.
INSTAT bëri të ditur se inflacioni vjetor në mars arriti në 2.6%, nga 2.1% që ishte marsin e vitit të kaluar dhe nga 2.5% që ishte në muajin Shkurt të të njejtit vit.
Të dhënat e publikuara tregojnë se lëvizja më e fortë në mars erdhi pikërisht nga grupi “Transporti”, çmimet e të cilit u rritën me 7.1% krahasuar me shkurtin dhe 7.5% në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë. Kjo e bën transportin zërin më të ekspozuar ndaj shtrenjtimit të karburanteve, në një kohë kur tensionet e reja në Lindjen e Mesme kanë shtuar pasigurinë në tregjet ndërkombëtare të energjisë.
Të dhënat historike tregojnë se transporti ka qenë tradicionalisht një nga sektorët më të ndjeshëm ndaj goditjeve të jashtme. Pas një periudhe të gjatë rëniesh dhe stabilizimi gjatë viteve 2023-2025, në mars 2026 ky grup shënoi një rritje vjetore prej 7.5%, duke u kthyer në një nga kontribuesit kryesorë në rritjen e çmimeve.
Krahasuar me Shkurtin e po të njejtit vit rritja më e madhe e çmimeve përveç transportit u shënua edhe nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.7%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0.4%, “Argëtim, sport dhe kulturë” me 0.3%, “Shëndeti” dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi“me 0.1% secili.
Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0.3%, pasuar nga grupet “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 0.2% dhe “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 0.1%.
Sa i përket ndryshimeve vjetore, transporti u pasua nga grupe si “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me rritje prej 4.8%, “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4.5%, “Argëtim, sport dhe kulturë” me 2.9%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2.6%, “Restorante dhe shërbime akomodimi“ me 2.4%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 2.0 % secili, “Shërbimi arsimor” me 1.9%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.3%, etj
Megjithatë, pesha e transportit në inflacionin total mbeti më e kufizuar sesa mund të pritej nga ritmi i fortë i rritjes mujore. Sipas INSTAT, ndikimin më të madh në inflacionin vjetor të marsit e dha grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera”, me +0.95 pikë përqindje, ndërsa transporti kontribuoi me +0.48 pikë përqindje.
Më të vizituarat
''Më 14 korrik mbyllim tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në''/ Rama nga Jala: Proces kompleks me shumë sfida
Kryeministri, Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në 'RinCamp 2026' në Jalë, u ndal te procesi i integrimit evropian të Shqipërisë, duke e......
Monitorim tregut të produkteve të shportës në supermarkete/ Autoriteti i Konkurrencës ndërhyn pas ankesave të qytetarëve
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorimin e tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës në rrjetin e supermarketeve kryesore në vend, pas......
Mbi 42 mijë pensione të reja pleqërie në një vit/ Sa para do marrin pensionistët e rinj të Shqipërisë?
Popullsia shqiptare po plaket me ritme të shpejta dhe këtë e konfirmojnë edhe shifrat e pensioneve të reja të lidhura për çdo vit. Gjatë vitit 2025, 42,818......
Review-të negative/ Rama: Sulmi kibernetik ndaj bizneseve të turizmit, agresion ekonomik i motivuar politikisht
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me sulmin kibernetik që preku bizneset e sektorit të turizmit, duke e cilësuar atë si një “agresion......
Meta rrezikon gjobë të majme nga BE/ Dizajnet e Facebook dhe Instagram krijojnë varësi për të rinjtë
Dizajnet “që krijojnë varësi” të Instagram dhe Facebook kanë bërë që kompania Meta të shkelë ligjet dixhitale të Bashkimit Europian. Në këtë përfundim ka......