Si ndryshuan eksportet në gjysmën e parë të vitit? Mineralet, metalet dhe makineritë kompensojnë rënien e tekstileve

Eksportet shqiptare e mbyllën gjashtëmujorin e parë të vitit me rritje, por zgjerimi vazhdon të mbështetet te një numër i kufizuar grupesh mallrash. Mineralet, lëndët djegëse, së bashku me materialet e ndërtimit, metalet dhe makineritë, kompensuan rënien e tekstileve dhe të disa sektorëve të tjerë tradicionalë.
Sipas të dhënave të INSTAT-it, eksportet arritën në rreth 193.4 miliardë lekë gjatë periudhës Janar-Qershor 2026, duke u rritur me 6.1% krahasuar me një vit më parë. Importet u ngjitën në afërsisht 449.8 miliardë lekë, me një zgjerim prej 4.3%.
Pavarësisht se eksportet u rritën më shpejt në përqindje, deficiti tregtar u zgjerua në rreth 256.4 miliardë lekë, nga 249.1 miliardë lekë një vit më parë. Megjithatë, shkalla e mbulimit të importeve nga eksportet u përmirësua lehtë, duke arritur në rreth 43%.
Kontributin kryesor në rritjen e shitjeve jashtë vendit e dha grupi “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”. Eksportet e tij arritën në 42.6 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 21.9%. Vetëm ky grup shtoi rreth 7.7 miliardë lekë në vlerën e eksporteve, nga 11.1 miliardë lekë që ishte rritja totale, kjo e ndikuar nga situata në Lindjen e Mesme.
Ashtu si në qërshor, ecuri pozitive shënuan edhe materialet e ndërtimit dhe metalet, me një rritje prej 14.9%, duke arritur në 28.4 miliardë lekë. Eksportet e makinerive dhe pajisjeve u zgjeruan me 14.5%, ndërsa ushqimet, pijet dhe duhani regjistruan një rritje më të moderuar prej 3.4%.
Në drejtim të kundërt vijuan tekstilet dhe këpucët. Eksportet e këtij grupi ranë me 6.7%, nga 54.7 miliardë lekë në rreth 51 miliardë lekë, duke humbur afërsisht 3.7 miliardë lekë brenda një viti. Pavarësisht rënies, tekstilet dhe këpucët mbeten ende grupi më i madh i eksporteve shqiptare.
Tkurrja më e fortë në përqindje u regjistrua te lëkura dhe artikujt prej saj, me 19.6%. Në rënie rezultuan edhe prodhimet e drurit dhe letrës me 7.6%, si dhe produktet kimike e plastike me 1.1%.
Në krahun e importeve, kategorinë më të madhe e përbënë makineritë, pajisjet dhe pjesët e këmbimit, me mbi 116 miliardë lekë dhe një rritje prej 5.2%. Importet e ushqimeve dhe ato të mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike u zgjeruan me nga 7.2%, ndërsa produktet kimike dhe plastike u rritën me 2.9%.
Konsumi rritet me 89 milionë euro/ 6-mujori, buxheti arkëtoi 443 milionë euro nga TVSH e brendshme
Gjysma e parë e vitit është mbyllur me një rritje të ndjeshme të konsumit në vend. Qytetarët shqiptarë por edhe turistët e huaj kanë shfaqur tendencën për të......
FIFA, 15 mld dollarë nga Kupa e Botës - Të ardhura rekord që tejkalojnë pritshmëritë
FIFA do të njoftojë një rekord prej 15 miliardë dollarë të ardhura nga Kupa e Botës, duke tejkaluar ndjeshëm objektivat e vendosura para turneut. Fillimisht,......
Projekti i ri "Korridori Jetësor i Energjisë" - Synohen dy milionë fuçi naftë në ditë nga Iraku në Mesdhe
Në një veprim strategjik që po ndryshon rrënjësisht ekuilibrin e fuqisë në tregun ndërkombëtar të energjisë, Iraku dhe Siria kanë nënshkruar një memorandum......
Raporti 6 mujor, kryhen mbi 5.300 inspektime - Muçaj: Aksidentet fatale në vendin e punës u ulën me 50%
Inspektorati Shtetëror i Punës ka shtuar kontrollet në terren gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026. Nga janari deri në qershor janë kryer 5 mijë e 371......
Mbi 201 mijë mjete iu nënshtruan kontrollit teknik - DPSHTRR publikon shifrat e gjysmës së parë të vitit
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor publikon bilancin e kontrollit teknik dhe regjistrimit të mjeteve për periudhën janar–qershor......
Trump fajëson Kanadanë për tymin në Nju Jork - “Kostot e dëmeve nga zjarret do t’u shtohen tarifave tregtare”
Presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi ashpër Kanadanë për zjarret masive që kanë mbuluar zona të mëdha të Shteteve të Bashkuara me një shtresë të......
Spitalla, më fitimprurësja për banesat e vogla në Durrës - Investropa: Disa zona me kosto më të ulët ofrojnë rendimentin më të mirë
Investimi në apartamente tip studio ose garsoniere në Durrës po rezulton më fitimprurës në lagjet ku çmimet e blerjes janë ende relativisht të ulëta. Sipas......
Anijet çisternë po përballen me skenarin më të keq - Irani intensifikon sulmet në Hormuz, trafiku bie në nivelin më të ulët në 3 javë
Gjendja e sigurisë në Ngushticën e Hormuzit është shndërruar në “skenarin më të keq të mundshëm” për anijet cisternë që transportojnë naftë, pasi Irani ka......

