Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, reflektimi për mbrojtjen e natyrës mbetet i domosdoshëm

Në një komunikim publik, Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është renditur e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore sipas raportit Environmental Performance Index 2026, duke e cilësuar këtë një vlerësim të rëndësishëm nga institucionet ndërkombëtare.
Rama bëri të ditur se Shqipëria renditet e 46-ta nga 177 vende në botë dhe ka shënuar progresin më të madh në rajon gjatë dhjetë viteve të fundit. Sipas tij, vendi renditet gjithashtu i 21-ti në botë për zbutjen e ndryshimeve klimatike.
Kryeministri theksoi se këto rezultate nuk janë vlerësime të bëra nga vetë qeveria, por përfundime të institucioneve akademike dhe ndërkombëtare që matin performancën mjedisore me metodologji të njëjtë në nivel global.
Rama u ndal edhe te transformimi i Shqipërisë në raport me mbrojtjen e mjedisit, duke kujtuar se vite më parë vendi përballej me prerje masive pyjesh, gjueti të paligjshme dhe ndotje të lumenjve, ndërsa sot, sipas tij, ka një ndërgjegjësim më të madh shoqëror për çështjet e natyrës.
Ai vlerësoi edhe protestat e zhvilluara për mbrojtjen e mjedisit, duke i konsideruar si shenjë të një shoqërie që është bërë më e ndjeshme ndaj ruajtjes së biodiversitetit.
Megjithatë, Kryeministri nënvizoi se renditja në raport nuk duhet të shihet si arsye për vetëkënaqësi.
“Ky raport nuk është një medalje për t'u vetëkënaqur, por një përgjegjësi shumë e madhe dhe një kujtesë se duhet të dëgjojmë më shumë, të korrigjojmë më shpejt kur është e nevojshme dhe të mbrojmë me edhe më shumë vendosmëri ekuilibrin mes zhvillimit dhe natyrës”, u shpreh Rama.
Ai pranoi se qeveria ka bërë edhe gabime gjatë procesit të zhvillimit, duke theksuar se askush që qeveris nuk mund të pretendojë se ka gjithmonë të drejtë.
Në përfundim, Rama tha se ndërtimi i Shqipërisë europiane kërkon që ekonomia, mjedisi dhe faktet të ecin së bashku, ndërsa paralajmëroi se reflektimi i premtuar pas debatit publik për mbrojtjen e flamengove dhe mjedisit do të prezantohet së shpejti.
BE gjobit AliExpress me 550 mln euro - Akuzohet për mallra të paligjshme dhe të falsifikuara
Komisioni Evropian gjobiti të hënën kompaninë AliExpress me 550 milionë euro për dështimin në vlerësimin dhe zbutjen e duhur të rreziqeve të lidhura me......
Fluks i lartë udhëtarësh në Portin e Durrësit - Ministri Karakaçi inspekton masat e marra
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, inspektoi masat e marra për përballimin e fluksit të udhëtarëve gjatë muajve të verës në Portin e......
Shqipëria, ndër vendet me më shumë turistë/ Mirëpresim 5 vizitorë për banor, duke u renditur të 6-tët në botë
Vitet e fundit, Shqipëria e ka rritur ndjeshëm turizmin, duke arritur të krijojë emrin e saj në hartën turistike evropiane dhe botërore. Sipas të dhënave......
Më pak vreshta, por rrushi “reziston”/ Rendimenti më i lartë mban prodhimin në “këmbë”. Fieri kryeson vendin
Shqipëria po humbet gjithnjë e më shumë sipërfaqe të mbjella me vreshta, por prodhimi i rrushit nuk po bie me të njëjtin ritëm. Rendimenti më i lartë për......
Bujqësia po goditet nga moti ekstrem - “Super El Niño” dhe i nxehti ekstrem në Europë mund të rrisin çmimet
Tregjet po e nënvlerësojnë ndikimin e paqëndrueshmërisë së klimës në të gjitha klasat e aseteve, në një kohë që i nxehti ekstrem ka përfshirë Europën dhe......
Bashkitë, mbi 300 euro shpenzime për banor - Si kanë ndryshuar të ardhurat dhe shpërndarja e tyre në dekadën e fundit
Në një dekadë të ardhurat e bashkive për banor kanë shënuar rritje të ndjeshme dhe përmirësim strukturor. Referuar raportit të Financave Vendore 2025, në......
Java nis pozitivisht për valutat kryesore – Forcohen Dollari, Franga dhe Paundi
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht duke regjistruar kështu një rritje të lehtë të kuotës gjatë fundjavës duke u blerë mëngjesin e sotëm me......
Lidhja e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbrit - ARRSH hap tenderin, rikonstruksion i plotë për rrugën “Myslym Keta”
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrugës lidhëse të Unazës Verilindore me Rrugën e Arbrit. Fondi......

