Tregu i punës humbet 11 mijë të rinj në një vit/ Punësimi në terma absolute përjeton tkurrje në tremujorin e tretë 2025

Rreth 6,500 persona të moshës 15 vjeç e lart kanë dalë nga tregu i punës përgjatë një viti, tregojnë të dhënat më të fundit të INSTAT, ndonëse norma e punësimit është rritur.
Numri i të punësuarve për grupmoshën 15 vjeç e lart arriti në 1.17 milionë në tremujorin e tretë të vitit aktual, duke shënuar një rritje prej 0.7% krahasuar me tremujorin e kaluar të po të njejtit vit, ndërsa në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar regjistroi një rënie prej 0.6%.
Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e punësimit për të rinjtë 15-29 vjeç është 45.5%. Ky tregues është ulur me 0.6 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e tretë të 2024-s, por është rritur me 1.7 pikë përqindje kundrejt tremujorit paraardhës. Në terma absolute, rreth 11 mijë të rinj kanë dalë nga tregu i punës brenda një viti.
Ndërkohë, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç vlerësohet në 69.6%
Por si paraqiten të dhënat për papunësinë?
Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e papunësisë për popullsinë 15 vjeç e lart është 8.1%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, treguesi mbetet i pandryshuar, ndërsa në raport me tremujorin paraardhës është ulur me 0.4 pikë përqindje.
Shkalla e papunësisë është 6.8% për burrat dhe 9.7% për gratë. Krahasuar me një vit më parë, papunësia për gratë është rritur me 1.2 pikë përqindje, ndërsa për burrat është ulur me 0.9 pikë përqindje.
Për të rinjtë 15-29 vjeç, shkalla e papunësisë është 15.0%, duke shënuar një rënie prej 2.8 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2024 dhe një ulje prej 1.3 pikë përqindje ndaj tremujorit të kaluar.
Live TV
Paketa e Maleve, caktohen zonat me zhvillim parësor në Devoll, Kolonjë, Malësi e Madhe dhe Patos
Me katër vendime të posaçme qeveria ka përcaktuar zonat me zhvillim parësor në Bashkitë Devoll, Kolonjë, Malësi e Madhe dhe Patos. Për Bashkinë Devoll me......
Centralet fotovoltakë, qeveria miraton edhe tre leje, fuqia e instaluar 126 megavat
Qeveria ka miratuar lejet për ndërtimin edhe të tre centraleve të reja fotovoltaike. Të tre agregatët së bashku do të jenë një fuqi të instaluar prej 126......
Financimi i jashtëm ushtarak, SHBA i akordon Shqipërisë një kredi prej 302 milionë dollarë
Njëri nga vendimet e rëndësishme të marra sot në mbledhjen e qeverisë ka qenë edhe ai për miratimin në parim të një huaje direkte që SHBA nëpërmjet Agjencisë......
Nga centralet fotovoltaikë tek projektligjet ‘europiane’, zbardhen vendimet e sotme të qeverisë
Agjencia për Media dhe Informim ka njoftuar lidhur me Vendimet dhe Projektligjet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë, datë 19 qershor 2026. Vendimet......



