Sa më shumë shkollë, aq më pak sipërmarrje/ Gjysma e të rinjve me arsim të lartë punësohen, por vetëm pak guxojnë të vetëpunësohen

Të dhënat më të fundit për tregun e punës në Shqipëri gjatë vitit 2024 hedhin dritë mbi një fenomen interesant që lidhet ngushtë me nivelin arsimor të të rinjve. Për grupmoshën 15-24 vjeç, shkalla e përgjithshme e punësimit arrin në 30.2%, ndërsa 10.8% e të punësuarve janë të vetëpunësuar. Ky mesatare, megjithatë, fsheh dallime të thella kur vlerësojmë të dhënat sipas arsimimit.
Shifrat tregojnë qartë se arsimi është një faktor vendimtar për punësimin. Tek të rinjtë me arsim të lartë, shkalla e punësimit arrin në 50.9%, duke dëshmuar se gjysma e tyre arrijnë të hyjnë në tregun e punës. Por, paradoksalisht, ky grup është edhe më pak i prirur ndaj vetëpunësimit, ku vetëm 6.1% e të punësuarve të kësaj kategorie punojnë për llogari të tyre.
Në nivelin e arsimit të mesëm, shkalla e punësimit është 41.6%, ndërsa 11.5% e të punësuarve zgjedhin rrugën e vetëpunësimit. Kjo e bën këtë kategori më të balancuar, me një prirje të dukshme si drejt punësimit formal, ashtu edhe drejt sipërmarrjes individuale.
Tabloja është më e zymtë për të rinjtë me arsim 8-9 vjeçar. Vetëm 17.1% e tyre arrijnë të punësohen, por nga ana tjetër 13.4% e të punësuarve të kësaj kategorie janë të vetëpunësuar. Ky kontrast sugjeron se, në mungesë të mundësive të punësimit formal, vetëpunësimi shpesh shihet si rrugëdalja e vetme për këtë grup.
Ky fenomen lidhet me disa arsye. Të rinjtë me arsim të lartë zakonisht i japin prioritet vazhdimit të studimeve, gjë që nuk u lë hapësirë për vetëpunësim. Ndërkohë, ata me arsim të mesëm, ose 9-vjeçar shpesh ndjekin drejtime profesionale ose arsimime praktike, që u krijojnë më shumë mundësi për t’u vetëpunësuar.
Krahasimi i këtyre shifrave nxjerr në pah një trend të qartë, sa më i lartë niveli i arsimit, aq më të mëdha gjasat për t’u punësuar në mënyrë të rregullt, por njëkohësisht aq më i ulët predispozicioni për vetëpunësim.
Live TV
Bonusi i verës ka nisur të shpërndahet, Ibrahimaj: Mbi 33 mijë e tërhoqën që ditën e parë
Më shumë se 33 mijë pensionistë e kanë tërhequr bonusin e verës që ditën e parë të shpërndarjes. Shifrën e ka publikuar në rrjetet e saj sociale ministrja e......
Transformimi digjital i Shqipërisë, Rama në “Ruhr Summit”: Rishpikëm marrëdhënien e qytetarit me shtetin
Në forumin europian të inovacionit dhe sipërmarrjes, “Ruhr Summit”, të zhvilluar në Bochum të Gjermanisë, kryeministri Edi Rama e vendosi fokusin te roli i......
Aksidentet, Shoqata e Siguruesve: Ç’duhet të dinë pasagjerët kur udhëtojnë me transportin urban?
Çdo ditë mijëra qytetarë përdorin autobusët urbanë, autobusët interurbanë, furgonët apo taksitë për të lëvizur drejt punës, shkollës apo destinacioneve të......
“Inflacioni pritet të rritet lehtësisht mbi objektiv”, BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit
Rritje e cmimve por edhe një rritje ekonomike solide. Ky është parashikimi që bën Këshilli Mbikqyrës I Bankës së Shqipërisë për muajt e mbetura të këtij......



