Sektorët që duhet të investojnë në teknologji – Hyka: Jemi ende shumë pas, inovacioni rrit fuqinë prodhuese
Vendi ynë është ende mbrapa sa i takon përdorimit të teknologjisë në nxitjen dhe zhvillimin ekenomik të vendit. Në një intervistë për SCAN TV, Anila Hyka, eksperte në fushën e IT, njëkohësisht Drejtuese e Këshillit Kordinuese të Diasporës në Francë, thekson se pavarësisht hapave që janë bërë, ende sipërmarrjet nuk po e përdorin inovacionin në funksion të rritjes së fuqisë prodhuese “Made in Albania”. Hyka shprehet se aktualisht tre janë sektorët më me potencial ku duhet të përqendrohen politikat qeveritare.
Hyka sugjeron se tashmë inovacioni duhet të bëhet pjesë e sistemit të edukimit, pasi nëse nuk ka njohuri të mjaftueshme mbi përdorimin e teknologjisë, rezultatet nuk janë të mjaftueshme.
Sipërmarrjet që kanë investuar në teknologji janë kryesisht ato të mëdha edhe pse nuk ka pasur një qasje orientuese nga ana e qeverisë.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.