Serbia prodhon çdo vit 50 milionë litra raki – Rreth 20 milionë litra janë për përdorim personal
Në Serbi prodhohen rreth 50 milionë litra raki në vit. Prej tyre, 30 milionë litra prodhohen nga distileri të regjistruara në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, ndërsa 20 milionë litra të mbetur prodhohen për përdorim personal, sipas të dhënave nga Oda Ekonomike e Serbisë.
Sipas të dhënave të shoqatës afariste, më së shumti prodhues të rakisë janë në rrethin Rasin, Zlatibor dhe Shumadija, ndërkaq nga rakitë më të njohura janë rakia ‘shljivovica’, rakia e dardhës dhe ajo e ftoit.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se rreth 730 prodhues të pijeve alkoolike janë të regjistruar në Serbi dhe se eksporti i rakisë në tregjet e huaja po rritet çdo vit me një normë më të lartë se 20%. Raki më së shumti eksportohet në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Gjermani dhe SHBA, por ka filluar të eksportohet edhe në Azerbajxhan, Lituani dhe Letoni.
Siç raporton Infostud, vitet e fundit ka pasur një interesim më të madh për hapjen e distilerive, por bëhet fjalë kryesisht për persona që duan ta bëjnë këtë si një punë shtesë, pra si hobi duke u trajtuar në mënyrën e përcaktuar me ligj.
Në Serbi çdo vit hapen rreth 100 distileri të reja, por në të njëjtën kohë një numër i caktuar fshihet nga regjistri.
Me miratimin e Ligjit për pije të forta alkoolike është thjeshtuar dukshëm procedura për regjistrimin e prodhuesve, kështu që për këtë fakt, një numër i madh numri i atyre që më parë kanë prodhuar raki kanë vendosur të regjistrohen dhe të bëjnë biznes në mënyrë të ligjshme. Vitin e kaluar, kumbulla serbe u përfshi zyrtarisht në listën e pasurive kulturore jomateriale të UNESCO-s.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.