Shqipëria Postuar më 19 Qershor 2026, 13:40

Fluks i lartë në Kapshticë/ Mbi 21 mijë qytetarë dhe 8400 automjete kaluan në pesë ditë

Nga Edel Strazimiri

Fluks i lartë në Kapshticë/ Mbi 21 mijë qytetarë dhe

Pika e kalimit kufitar të Kapshticës po përballet me një fluks të shtuar udhëtarësh dhe automjetesh, në kuadër të lëvizjeve sezonale të verës.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, gjatë pesë ditëve të fundit nëpërmjet Doganës Kufitare të Kapshticës kanë kaluar mbi 21 mijë qytetarë dhe më shumë se 8400 automjete.

Për të përballuar rritjen e qarkullimit, autoritetet doganore kanë marrë masa organizative me synim përshpejtimin e procedurave dhe shmangien e vonesave në përpunimin e udhëtarëve dhe mjeteve.

Doganat bëjnë të ditur se fluksi pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, për shkak të sezonit veror dhe shtimit të lëvizjeve ndërkufitare, ndërsa strukturat në terren mbeten të angazhuara për garantimin e një kalimi sa më të shpejtë dhe efikas në pikën kufitare të Kapshticës.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat