Sheqeri rritet me 10 lekë/kg, arrin në 114 lekë/kg – Bordi i Transparencës vendos çmimin tavan, në fuqi nga data 27 qershor!
Çmimi i sheqerit me pakicë ka pësuar rritje me 10 lekë/kg, duke arritur në 114 lekë/kg.
Bordi i Transparencës së Monitorimit të Produkteve Ushqimore ka vendosur çmimin tavan për këtë produkt, duke miratuar edhe marzhet e fitimit për tregtimin me shumë dhe pakicë.
Marzhet nuk kanë ndryshim nga vendimi paraardhës, ndërkohë që çmimi tavan është përcaktuar, duke marrë në konsideratë koston mesatare të zhdoganimit për periudhën 10-24 Qershor 2022.
Vendimi është i detyrueshëm për të gjithë subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktin, ndërsa do të jetë në fuqi deri në vendimin e radhës.
Ola Mitre / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.