Shqiptarët e diasporës shtojnë interesin për investim në Portin e ri të Durrësit – Katiaj: Edhe sektori i bujqësisë po shihet si potencial i lartë për t’u investuar
Diaspora shqiptare po rrit interesin për të investuar në Portin e Durrësit. Nga ana tjetër, edhe sektori i bujqësisë po shihet me interes të lartë si potencial për të zhvilluar agrobzinese.
Qeveria shqiptare ka shtuar vëmendjen për rikthimin e emigrantëve në Shqipëri duke menduar për disa paketa mbështetëse për të investuar në vendin tonë. Në emisionin Ekonomia 3D, u diskutua se çfarë mund t’i kthejë emigrantët në Shqipëri. Por aktualisht, ku është fokusuar interesi për të zhvilluar biznes në vendin tonë?
Elisabeta Katiaj Zv.Kryetare e Biznesit të Diasporës Shqiptare
“Po të marrim të mirëqenbë analizën e interesit të shtuar tek dhoma që vjen nëpërmjet këtij kanali, interesi i shtuar është në lidhje me ndërtimin e Portit Ndërkombëtar të porto Romanos dhe shërbimet e logjistikës. Iniciativa të tipit të investimeve të godinave industriale, të magazinave doganore janë gjithmonë e më të shtuara.”
Sektori i bujqësisë është një ndër ato sektorë që kanë nevojë për forcë punëtore, duke nisur nga forca e krahut e deri te truri. Por sa interes kanë shfaqur shqiptarët e diasporës për të investuar në sektorin e agrobiznesit?
“Sektori i bujqësisë shihet në një interes jashtëzakonisht të lartë, madje jo më pak se pak ditë më parë, ne kemi pasur një çift nga Amerikatë cilët dëshirojnë të investojnë në jug të Shqipërisë në një Agroturizëm.”
Mbështetja për rikthimin e emigrantëve në Shqipëri pritet që të nis në zonat e veriut ku mendohet të quhet “Paketa e Maleve” ku sipas kryeministrit Edi Rama do të nis mbështetja për rrjetin e bujtinave nëpër male.
Diamila Leka/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.