Shtëpitë e printuara 3D po pushtojnë tregun – Çmimi fillestar do të jetë rreth 800.000 dollarë
Dorina Kurtaj / SCAN
Kur ndërtesat e printuara 3D filluan të ndërtohen për herë të parë, supozohej se ato do të ishin vetëm shtëpi të thjeshta dhe të lira. Megjithatë, Icon një lider në fushën e arkitekturës së printuar 3D ka treguar se blerësit janë të gatshëm të lëvizin përtej strukturave të tilla në shtëpi më të mëdha dhe më luksoze.
Rreth 64 km në jug të Austin, Teksas, ndodhet projekti Uimberly Springs, në fshatin me të njëjtin emër. Kur të përfundojë, do të ketë tetë shtëpi, secila prej të cilave do të ketë katër ose pesë dhoma gjumi dhe deri në 371 metra katrorë hapësirë banimi.
Shtëpitë do të kenë dritare nga dyshemeja deri në tavan, tavane kuarci, pajisje kuzhine prej çeliku inox dhe vaska të pavarura në banjë.
Puna tashmë ka filluar dhe procesi i ndërtimit është i ngjashëm me projektet e mëparshme të shtëpive të printuara 3D. Një printer i madh 3D ndërton strukturën bazë skeletore të çdo shtëpie në vend, duke derdhur një përzierje të ngjashme me çimento në shtresa. Pas kësaj, punëtorët e ndërtimit instalojnë çatinë, dritaret dhe elementët e tjerë të nevojshëm.
Icon thekson se konstruksioni i printuar 3D siguron izolim të shkëlqyer termik dhe rezistencë ndaj erërave të forta.
Çmimi fillestar i këtyre shtëpive do të jetë rreth 800.000 dollarë amerikanë.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.