Sigurimi i detyrueshëm i banesës nga tërmeti, eksperti i sigurimeve: Sa llogaritet pagesa vjetore?
Eksperti për sigurimet, z. Erald Hysa analizoi në Scan Live projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmeti. Z. Hysa paraqiti shembullin e një vlere të mundshme të sigurimit të detyrueshëm të banesës nga tërmeti.
“Marrin një apartament në Don Bosko, 2+1, me vlerë 100 mijë euro. 30 mijë euro është vlera e pajsjeve. Po ta siguroj në tregun aktual do paguaj afërsisht 120 euro në vit sigurim për tërmetin. Me kosto tregu, jo me kosto ndërtimi. Me primin bazik, për të njëjtin apartament, normalisht sigurimi në vit nuk shkon më shumë se 20-30 euro, duke qenë se do të paguajnë të gjithë banorët e pallatit” theksoi z. Hysa.
Sipas ekpertit për sigurimet, është e rëndësishme që nga qytetarët të kuptohet se është një domosdoshmëri që shqiptarët të kenë sigurim të detyrueshëm nga tërmeti, duke sjellë rastin e Rumanisë dhe të Turqisë, duke mos e cilësuar primin bazik si një “taksë”, por si një “mbrojtje”.
NDIQ KËTU:
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.