Strategjia afatmesme e të ardhurave – Stefani: Rëndësi ka zbatimi i saj. Sulejmani: Epokë e re që synon individin
Lidion Kulla/Scan
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi gjatë prezantimit të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave përpara Këshillit Tatimor se drafti nuk parashikon ndryshim të normave tatimore, ndonëse synon rritjen e nivelit të mbledhjes së të ardhurave me rreth 65 miliardë lekë apo 640 milionë euro deri në fund të vitit 2027.
Por, për pedagogun dhe ekspertin e taksave, Edvin Stefani, strategjia e re ka disa shtylla të rëndësishme, është gjithpërfshirëse, por me rendësi të veçantë do të jetë zbatimi i saj.
Ndërsa eksperti kontabël, Altin Sulejmani, shprehet se kjo strategji shënon një epokë të re në sistemin e taksave në Shqipëri, që synon individin.
Gjithashtu, të dy ekspertën dhanë mendimin e tyre në lidhje me parapagimin e tatimit të bërë nga profesionistët e lirë dhe mënyrën e kthimit të këtyre kësteve nga administrata tatimore.
Gjatë prezantimit të strategjisë përpara Këshillit Tatimor, ministri Malaj tha se dokumenti përbëhet nga tre shtylla kryesore; rishikimi i politikës tatimore, miradministrimi tatimor dhe mirëadministrimi doganor.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.