Swatch krijon orën e Rolling Stones, Vlen 250 mijë euro! – Ekzemplari është një homazh për grupin është unik në llojin e tij
Legjendarët e rock’n’roll, Rolling Stones, në vitin 2022 shënuan 60-vjetorin e karrierës së tyre me një turne në Europë, në një kohë që biletat u shitën të gjitha paraprakisht. Për të ngulitur dhe më shumë në histori emrin dhe muzikën e tyre u kujdes dhe Jaquet Droz, i markës Swatch. Tashmë ai prezanton një nga krijimet e tij unike të nivelit më të lartë, që mund të personalizohet nga blerësit e apasionuar pas Rolling Stones.
Një detaj i orës së dorës është skena qendrore me riprodhimin e përpiktë dhe diskun rrethues rrotullues me kopertinat e albumeve më të famshme të grupit.
Rolling Stones Automaton me një vlerë prej afërsisht 250 mijë euro, është një orë e krijuar me mjeshtëri të lartë horologjike me një kuti ari të kuq 43 mm, me një numërues jashtë qendrës për të lënë hapësirë për riprodhimin në miniaturë të skenës nga Keith Richards dhe shokët e tij. Nga e majta në të djathtë, kitara e preferuar e Ron Wood, Fender Stratocaster, përpara amplifikatorit të tij të dyfishtë, grupi i baterive minimaliste të Charlie Watts dhe dy kitara të tjera nga Ron Wood dhe Keith Richards, duke përfshirë versionin e tij legjendar me pesë tela. Të gjithë këta elementë janë punuar me dorë. Një kryevepër e mikroskulpturës, në momentin që dhe harmonika e Mick Jagger është riprodhuar pranë mikrofonit të tij, në një bllok ari që nuk i kalon disa të dhjetat e milimetrit.
Ora do të jetë e personalizueshme nga klienti i cili do të jetë në gjendje të zgjedhë gjashtë nga albumet më të famshme të publikuara nga Stones nga viti 1971 deri më sot.
Gjuha e logos së njohur të grupit, gjithashtu në ar të kuq dhe e pikturuar me dorë, lëviz nga e majta në të djathtë. Një tjetër perlë që e bën çdo pjesë unike është gdhendja në peshën lëkundëse të arit të kuq, e dukshme nga kutia e pasme e kristalit të safirit, me emrin e një albumi që keni zgjedhur, datën e publikimit dhe emrin e studios ku është regjistruar. Së fundmi, një prekje rock nuk mund të mungonte as tek rripi, në pëlhurë të kuqe me gjuhën e stampuar.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.