Tregu valutor ‘zgjohet’ me të kuqe! Rënie e përgjithshme e monedha kryesore
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në rënie teksa në raport me javën e shkuar është blerë këtë mëngjes me 102.5 lekë dhe është shitur me 103.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane gjithashtu ka shënuar një zbritje të ndjeshme të kuotës këtë të hënë pasi krahasuar me javën e kaluar është blerë sot me 110.2 lekë dhe është shitur me 110.9 lekë.
Franga zvicerane edhe ajo ka pasur një rënie të konsiderueshme në raport me javën që lamë pas teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 112.8 lekë dhe është shitur me 113.7 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Paundi britanik nuk bën përjashtim teksa edhe ai shënon rënie këtë mëngjes duke u blerë me 126.2 lekë dhe duke u shitur me 127.3 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.