Turqia, politikë të jashtme miqësore me fqinjët – Bashkëpunimi me Shqipërinë mund të thellohet në sektorin e prodhimit të armëve
Lidion Kulla/Scan
Shqipëria është një partner mjaft i rëndësishëm tregtar dhe politik për Turqinë, ndërsa këto marrëdhënie janë përmirësuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit.
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika, i ftuar në studion e TV Scan deklaroi se, vizitat e shpeshta të presidentit të Turqisë, Erdogan në Shqipëri dhe të kryeministrit Rama në Turqi, konfirmojnë bashkëpunimin mjaft të mirë mes dy vendeve.
Ndërsa Presidenti i Shoqatës Vatra në Stamboll, Bora Zukali, deklaroi se një ndër sektorët ku bashkëpunimi mund të thellohet edhe më tej, është ai i prodhimit të armëve, një objektiv të bërë publik tashmë nga qeveria shqiptare.
Sipas ekspertit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika, politika e jashtme e Turqisë, është që të jetë miqësore me fqinjët dhe të rrisë bashkëpunimin në sektorët më prioritarë.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.