Varfëria është “ulur këmbëkryq” – Arbër Hajdari për “Studio Intel”: Kemi 3-4 herë më shumë kërkesa se 3 vite më parë
Të enjten në mbrëmje në Studio Intel u diskutua për situatën financiare të familjeve shqiptare, me një fokus të veçantë te varfëria.
Nga shifrat, në terren, u prekën shumë aspekte të varfërisë. Nëpërmjet një ndërhyrje në studio, Arbër Hajdari i Fundjavë Ndryshe u shpreh se kërkesat për ndihmë nga familjet në nevojë sot, janë deri në 4 herë më të larta se disa kohë më parë dhe se varfëria është edhe në qytet, jo vetëm në zonat rurale.
Nga ana tjetër, varfëria, veçse është rrjedhojë e kushteve ekonomike, prodhon edhe shumë fenomene sociale të rrezikshme. Disa prej tyre i shpjegoi gjersisht edhe sociologia dhe pedagogia Eris Dhamo.
Sipas ekspertëve, për t`i bërë ballë fenomeneve të tilla duhen bërë ndërhyrje të mirëmenduara nga autoritetet shtetërore, për të luftuar shkakun, dhe jo pasojat.
Roel Korkuti / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.