Zgjerime kolosale të aeroporteve në Dubai – Kostoja për vendin dhe pasojat për klimën
“Aeroporti i dytë” i Dubait mund të presë deri në 250 milionë pasagjerë në vit deri në vitin 2050. Ndërsa trafiku ajror në vend po lulëzon, dy aeroportet e Dubait po planifikojnë një zgjerim masiv.
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait – DXB, është qendra më e ngarkuar e udhëtarëve ndërkombëtarë në botë. Tashmë është vendosur të bëhet edhe më i ngarkuar, me një rinovim prej 1.5 deri në 2.5 miliardë euro të planifikuar për 5 deri në 7 vitet e ardhshme.
Planet, të zbuluara nga Drejtori Ekzekutiv, Paul Griffiths javën e kaluar, tregojnë se DXB synon të presë deri në 120 milionë pasagjerë në vit brenda 15 viteve. Por kjo rritje e konsiderueshme është vetëm është maja e ajsbergut.
Sapo DXB të arrijë kapacitetin maksimal, qendra e dytë e Dubait – Aeroporti Ndërkombëtar Al Maktoum – DWC, do të bëhet më i madhi në botë, sipas deklarateve të projektuesve. DWC aktualisht pret rreth 1.6 milionë pasagjerë në vit. Por, kjo shifër mund të shkojë mbi 250 milionë deri në vitin 2050.
DXB aktualisht është një nga aeroportet më të mëdhenj në botë. Ai priti 41.6 milionë pasagjerë në gjysmën e parë të 2023 – shit, duke tejkaluar nivelet e vitit 2019 në të njëjtën periudhë. Ekspertët parashikojnë se shifrat vjetore do të arrijnë në 85 milionë, nxitur nga një rikthim në trafikun ajror nga Kina.
Aeroporti Qendror Botëror i Dubait aktualisht pret vetëm një pjesë të vizitorëve të qytetit. Por projektuesit aktualisht po hartojnë plane për ta bërë atë aeroportin më të madh në botë. Dubai më parë shtyu në kohë një plan zgjerimi prej 30 miliardë eurosh për DWC.
Raportet vendore tregojnë se faza e parë e projektit do të rrisë kapacitetin e aeroportit në rreth 130 milionë pasagjerë në vit dhe i gjithë zhvillimi do të mbulojë një sipërfaqe prej 56 kilometra katrorë. Dubai South, një projekt zhvillimi urban, e ka promovuar projektin në mediat e tij sociale. Por pasojat në mjedis të këtij zgjerimi ka të ngjarë të jenë të mëdha. Në vitin 2019, 83 milionë pasagjerët e DXB emetuan 16.65 milionë ton dioksid karboni, niveli më i lartë i çdo aeroporti në botë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.