319 milionë euro dëm në buxhet për vitin 2021 – KLSH: Shkeljet më të mëdha në tatime dhe investime
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar të ardhura të munguara dhe efekt negativ në buxhetit e shtetit në vlerën 47.8 milliardë lekë apo 412.5 milionë euro përgjatë vitit 2021. Në raportin për zbatimin e buxhetit të vitit që lam pas, të publikuar së fundmi, KLSH evidenton se këto të ardhura të munguara janë pasojë e shkeljeve të gjetura kryesisht në legjislacionin tatimor, i cili mban edhe peshën më të madhe, nga zbatimin e kodit doganor, nga keqadministrimi i pronës shtetërore të dhënë me qera dhe koncesion si dhe nga shkeljet në zbatim të legjislacionet për taksat dhe tarifat vendore.
Njëkohësisht, Kontrolli i Lartë i Shtetit, nga auditimet e bëra konstaton dëm ekonomik dhe përdorim të fondeve publike pa efektivitet, eficiencë dhe ekonomicitet të shpenzimeve në vlerën 37 miliardë lekë apo 319 milionë euro. Sa i takon dëmtit ekonomik, probelematikat më të mëdha janë gjetur në zërin e shpenzimeve për investime, ku dhe ka pasur abuzime në përdorimin e fondeve publike. E ndjekur nga shpenzimet operative dhe zbatimi i projekteve me financim të huaj.
Në raportin për zbatimin e buxhetit të vititt 2021 të publikuar evidentohet se nga auditimet e kryera rezulton se në disa njësi shpenzuese janë konstatuar parregullsi e veprime në jo në zbatim të dispozitave ligjore në fuqi, apo transaksionet financiare të kryera prej tyre nuk janë në pajtueshmëri me kërkesat ligjore.
Gjithashtu konsastohet se zbatimi i kontrolleve dhe masave parandaluese, detektuese, dhe korrigjuese që do të garantonin disiplinimin fiskal të sektorit publik nuk është i plotë dhe paraqet dobësi sidomos në institucionet e vetëqeverisjes vendrore
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.