87% e mbetjeve në Shqipëri, të menaxhueshme – Rama: Punë e bashkive. Zingraf: Përmirësimi, kusht për në BE
Është mbajtur këtë të premte Forumi për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe Ekonominë Qarkulluese. I pranishëm në forum ishte edhe kryeministri Edi Rama I cili bëri edhe një bilanc të situatës së pastërtisë në bashkitë e vendit dhe vlerësoi bashkëpunimin me njësitë vendore, për menaxhimin e mbetjeve.
Rama u shpreh se: ‘Bashkia re Sarandës sot është bashki kampione në riciklim. Kjo për shkak të lidershipit, punës, dhe komunikimit. Kryetari i bashkisë së Shkodrës nuk është këtu por dua të them se ka një ndryshim, një përpjekje në qasje. Pogradeci ka qenë një zonë për të ardhur keq, sot është një pasqyre pastërtie. Kamza shëmbëlltyra më dramatike pisllëkut, sot është një pasqyrë pastërtie. Elbasani, falë impiantit të ndërtuar u hoq gjithë fusha mesjetare e plehrave dhe iku dhe reja e zezë e tymit, por edhe falë një organizimi dh e shtrirje të shërbimit në gjithë territorin e bashkisë.’
Shtyllë kryesore për integrimin në BE e konsideroi ambasadori gjerman Peter Zingraf përpunimin e mbetjeve teksa dha shifra për situatën në vend
‘Me mbështetjen e GIZ si dhe Ministrisë së Turizmit, Gjermania vlerëson se sektori i menaxhuar i mbetjeve është përmirësuar gjatë viteve të fundit. Niveli i mbulimit është rritur, nga 51% që ishte në 2013 në 87% që është sot. Por nuk është mbuluar tërësisht. Targeti i riciklimit është i ulët. Ekonomia qarkulluese është një kërkesë ambicioze s ai takon rrugës drejt BE-së. nga qytetarët vetë. Ne të gjithë duhet ta bëjmë këtë,’ tha ai.
E pranishme në forum Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro deklaroi se krahasuar me vendet e tjera evropiane tarifat e pastrimit në Shqipëri janë ndër më të ulëtat.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.