Bota Postuar më 11 Korrik 2026, 11:19

Trump: SHBA dhe Irani do të rifillojnë bisedimet/ Teherani mohon kërkesën për negociata

Nga Alida Lula

Trump: SHBA dhe Irani do të rifillojnë bisedimet/ Teherani mohon

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni dhe Teherani kanë rënë dakord të rifillojnë bisedimet diplomatike, pavarësisht tensioneve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme.

Ai theksoi se armëpushimi i arritur muajin e kaluar mes dy palëve “nuk ekziston më”.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump pretendoi se ishte Irani ai që kishte kërkuar vazhdimin e dialogut.

“Republika Islamike e Iranit na kërkoi të vazhdonim bisedimet. Ne ramë dakord, por Shtetet e Bashkuara u thanë atyre, shumë qartë, se armëpushimi ka MBARUAR!” - deklaroi presidenti amerikan.

Nga ana tjetër, autoritetet iraniane i hodhën poshtë këto pretendime. Ministria e Jashtme e Iranit deklaroi se Teherani nuk ka kërkuar rifillimin e negociatave me SHBA-në, por vetëm ka pranuar vizitën e ndërmjetësve nga Katari.

Zëdhënësi i ministrisë paralajmëroi se çdo shkelje e angazhimeve nga ana e Shteteve të Bashkuara do të përballet me “veprime hakmarrëse”, duke rritur tensionet mes dy vendeve.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat