Shqipëria Postuar më 11 Korrik 2026, 10:19

Mbi 1 mijë aplikime për startup-et/ "Grant 2026", Tirana kryeson, rritet interesi në qarqe

Nga Diamila Leka

Mbi 1 mijë aplikime për startup-et/ "Grant 2026", Tirana

Ekosistemi i startup-eve në Shqipëri po shtrihet gradualisht edhe përtej Tiranës. Të dhënat e publikuara nga Startup Albania Agency tregojnë se për programin “Grant 2026” janë regjistruar 1,249 aplikime nga të gjitha qarqet e vendit.

Tirana kryeson me diferencë, duke numëruar 924 aplikantë, ose rreth tre të katërtat e totalit. Pas saj renditet Shkodra me 88 aplikime, ndërsa Durrësi me 63 dhe Vlora me 30.

Në qarqet e tjera, Fieri regjistron 22 aplikime, Elbasani dhe Korça nga 18 secili, Gjirokastra 16, Berati 13, ndërsa Lezha dhe Kukësi nga 10 aplikime. Numrin më të ulët të aplikimeve e kanë Dibra me 7.

Shifrat tregojnë se, megjithëse Tirana mbetet qendra kryesore e sipërmarrjeve inovative, interesi për zhvillimin e ideve të reja të biznesit po rritet edhe në qytete të tjera. Kjo pritet të ndikojë në zgjerimin e ekosistemit të inovacionit dhe krijimin e mundësive të reja për sipërmarrësit në të gjithë vendin.

Programi “Grant 2026” synon të mbështesë startup-et me potencial zhvillimi, duke nxitur inovacionin, teknologjinë dhe krijimin e bizneseve të reja, si pjesë e politikave për forcimin e ekonomisë së bazuar në sipërmarrje dhe ide inovative.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat