Shqipëria Postuar më 11 Korrik 2026, 09:40

Doganat Shqiptare dhe Italia thellojnë bashkëpunimin/ Fokus, rritja e shkëmbimeve tregtare dhe lehtësimin i lëvizjes së mallrave e pasagjerëve

Nga Alida Lula

Doganat Shqiptare dhe Italia thellojnë bashkëpunimin/ Fokus, rritja e

Thellohet bashkëpunimi në fushën doganore Shqipëri – Itali.

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Doganore Shqiptare, Besmir Beja zhvilloi një vizitë në Agjencinë Italiane të Doganave dhe Monopoleve, ku u prit nga drejtori i përgjithshëm, Roberto Alesse.

Sipas njoftimit të Administratës Doganore, diskutimet u përqendruan te modernizimi i sistemeve doganore, shkëmbimi elektronik i të dhënave, menaxhimi i riskut, përdorimi i inteligjencës artificiale në proceset doganore, si dhe zbatimi i sistemeve të reja evropiane, me synim rritjen e efikasitetit, sigurisë dhe lehtësimin e tregtisë.

Gjatë takimit, palët vlerësuan partneritetin e konsoliduar ndërmjet dy administratave, të ndërtuar mbi më shumë se 25 vite bashkëpunimi të suksesshëm.

Beja zhvilloi gjithashtu takime me drejtues të lartë të Agjencisë Italiane të Doganave dhe Monopoleve, si edhe me përfaqësues të Guardia di Finanza, ku u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit në fusha prioritare.

Agjencia Italiane e Doganave dhe Monopoleve mbetet një nga partnerët kryesorë të Administratës Doganore Shqiptare në procesin e modernizimit, duke ofruar ndër vite asistencë teknike, ekspertizë, trajnime dhe mbështetje për përafrimin e legjislacionit dhe procedurave doganore me standardet e Bashkimit Evropian.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat