Shqipëria regjistron mbi 100 mijë fermerë - Mbi 12 mijë i shtohen skemës së pensioneve, Fieri dominon bujqësinë

Aplikimi i skemave të financimit për sektorin bujqësor nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, ka nxitur edhe formalizimin në këtë sektor, duke qenë se është kusht kryesor për përfitimin e fondeve.
Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, tregojnë se numri i fermerëve të formalizuar ka pësuar një rritje progresive nga vitit në vit, duke arritur në 101,088 të vetëpunësuar në bujqësi që paguajnë sigurimet shoqërore.
Nëse do të analizojmë shifrat nga viti 2021, ku numri i kontribuuesve në bujqësi regjistrohej në 58,091, vihet re një rritje progresive nga viti në vit, për të shënuar shifrën më të lartë në 2025-ën, e cila ka thuajse dyfishim në raport me 2021-ën.
Ndërsa në raport me një vit më parë, numri i fermerëve të formalizuar ka kapërcyer me 12.222 individë.
Referuar të dhënave, 74.5 % e kontribuuesve janë në zonat fushore ku dhe zhvillimi i sektorit bujqësor është më i lartë dhe 25.5 % është në zonat malore.
Sa i takon vlerës së kontributeve të paguara, shifra arrin në 36 milion euro, 79.2% gjeneruar nga fermerë në zonat fushore dhe pjesa tjetër prej 20.8 % në zonat malore.
Nëse do të analizojmë numrin e kontribuuesve të vetëpunësuar në bujqësi sipas qarqeve, qarku me numrin më të lartë është Fieri me 16 % të totalit, si qarku kryesore me bujqësi intensive, ndjekur nga Elbasani me 13.8%, Vlora dhe Korça. Ndërsa numri më i ulët i kontribuuesve është në qarkun e Gjirokastrës dhe të Kukësit.
Përgjatë dy viteve të fundit përpos Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi me një fond prej 30 milionë eurosh në vit është aplikuar edhe Skema e Investimeve, duke e çuar buxhetin e përgjithshëm në rreth 52 milionë euro, ndërsa është vënë në funksion edhe garancia sovrane e cila synon nxitjen e kreditimit dhe rritjen e aksesit të fermerëve dhe agrobizneseve në financim.
Prezantohet “Rilindja Urbane 2.0”, 11 objektiva strategjikë - Kryeministri Rama: Programi, investim prej 1.5 miliardë euro
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e ri kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, i cili parashikon një fond prej 1.5 miliardë eurosh për vijimin e......
Sejko studentëve: Përqafoni inteligjencën artificiale, por mos lejoni t’ju zëvendësojë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u bëri thirrje studentëve të diplomuar të Universitetit Evropian të Tiranës të përqafojnë inteligjencën......
Grumbullimi i qumështit u rrit me 6.9% në vitin 2025/ Industria e bulmetit prodhoi më shumë djathë, ndërsa gjalpi tradicional dominoi tregun
Sektori i përpunimit të qumështit në Shqipëri shënoi zhvillime pozitive gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave, sasia totale e qumështit të grumbulluar nga të......
Tatimet: Edhe 22 ditë afat për aplikim në skemën e kompensimit për transportin publik
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujtoi operatorët e transportit publik se kanë edhe 22 ditë kohë për të aplikuar në skemën e kompensimit, e cila......
Huatë me probleme ‘frenojnë’ rënien/ Raporti u ngjit në 3.77%, por mbetet pranë minimumit të 18 viteve
Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në muajin maj, pasi kishte zbritur në nivelin më të ulët të 18 viteve në prill. Sipas të dhënave të Bankës së......
Energjia diellore u rrit me 50% - 4-mujroi/ Fotovoltaikët siguruan 6.7% të energjisë së prodhuar në vend
Energjia e prodhuar nga centralet fotovoltaike u rrit ndjeshëm gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti, duke arritur nivelin më të lartë të regjistruar deri më......
BE, drejt ndalimit të rrjeteve sociale për të rinjtë - Nisma do të përballet me pengesa, kërkon dakordësi mes 27 vendeve
Nëse së shpejti të rinjtë europianë do të përjashtohen nga rrjetet sociale, do duhet të falënderojnë Ursula von der Leyen. E hëna pritet të sjellë një hap......
Skema e pensioneve, shtohen mbi 31 mijë kontribuues - Privati “mban” buxhetin. Rritet ndjeshëm numri i pensionistëve
Mbi 31 mijë kontribuues janë shtuar në skemën e sigurimeve shoqërore gjatë vitit që lamë pas duke sjellë gjithashtu rritje të konsiderueshme të të......



