Rosneft bëhet gjermane – Gjermania do të shtetëzojë tre rafineritë e kompanisë ruse
Qeveria gjermane deklaroi se do të shtetëzojë tre rafineritë e naftës së kompanisë ruse Rosneft të pranishme në Gjermani. Objektivi është garantimi i sigurisë energjetike para se embargo europiane mbi naftën ruse të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm.
Ministria gjermane e ekonomisë konfirmoi se tre rafineritë do të vendosen në ‘kujdetsari administrative’ nga agjencia kombëtare që menaxhon rrjetet energjitike.
Si pasojë, agjencia do të kontrollojë aktivitetet e tre rafinerive të Rosneft, të vendosura në lindje dhe në jug të Gjermanisë.
Rosneft përfaqëson rreth 12% të kapacitetit të rafinimit të naftës së Gjermanisë, e detyruar të importojë nga Rusia naftë për një vlerë prej qindra milion euro cdo muaj, sipas të dhënave të ministrisë gjermane të ekonomisë.
Drejtuesit gjerman të Rosneft kishin deklaruar më parë se nuk kishin ndërmend të ndërprisnin importin e naftës ruse pavarësisht embargos së Bashkimit Europian që do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2023.
Ministria e ekonomisë bëri të ditur se shumë shpejt do të prezantojë një plan afatgjatë për të ardhmen e rafinerisë PCK – të kontrolluar në pjesën më të madhe nga Rosneft – e cila ndodhet në Schvedt, në kufi me Poloninë, ku janë të punësuar rreth 12 mijë persona. Prodhimi i saj shkon kryesisht për pjesën më të madhe të veri lindjes së Gjermanisë përfshirë dhe kryeqytetin Berlin.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.