Cilat janë pasojat e pastrimit të parave në Shqipëri? – Ternova: Ligjet janë të forta për t’i luftuar, mungon vullneti
Vitin që lamë pas Shqipëria ka dalë nga lista gri e pastrimit të parave. Por çfarë duhet të bëjë shteti shqiptar që të vijoj gjurmimin e parave të pista?
Gentian Ternova, Avokat: “Heqja nga lista gri katë bëjë me listën e financuesve të terrorizmit, që është një listë e shpallur. Shteti shqiptar dhe nën presione të ndërkombëtarëve ka hartuar ligje pa fund për pastrimin e parave. Ka ngritur institucione në struktura të shumta dhe nuk mungojnë, pra infrastruktura ligjore, zyrat dhe stafet nuk mungojnë. Ajo që mungon është ana profesionale si dhe vullneti për ta bërë këtë gjë. Nëse ka vullnet nga ana e qeverisë apo e institucioneve shtetërore për ta goditur si fenomen, rezultatet do jenë pozitive”.
Sipas avokatit Ternova, pasojat e pastrimit të parave janë komplekse, por më e rëndëisshmja mbetet në aspektin e prishjes së konkurrencës në treg.
“Nëse një person, ose nëse një individ, nëse një subjekt, apo tregtar apo investitor kërkon të investojë në mënyrë të rregullt, investimi përmes parave të ardhura nga krimi mund të prish tregun sepse prish konkurrencën midis subjekteve. Një subjekt që ka bum parash nga krimi e kamë të lehtë të ulë çmimet, ose të konkurrojë, të jetë më konkurrues në treg. Tjetër gjë është dhe aspekti i rritjes së kriminalitetit.”
Legjislacioni shqiptar për pastrimin e parave për shkak të burokracive, ka penguar disa raste investitorët e huaj apo shqiptarë për të investuar në Shqipëri. Ndërkohë për një kategori tjetër investimet vijojnë.
Diamila Leka/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.