Në korrik mbërritën 1.2 milionë pasagjerë nga TIA – Rama: Në një ditë të vetme kanë hyrë 44 mijë shtetas në Shqipëri
Diamila Leka/ SCAN
Muaji korrik mbyllet me shifra të kënaqshme përsa i përket turizmit. Përmes aeroportit Nënë Tereza, në muajin korrik kanë mbërritur 1.2 milionë pasagjerë. Kryeministri Edi Rama theksoi se është thyer një tjetër rekord, ai i hyrjeve në një ditë të vetme në 44 mijë shtetas.
“Nga aeroporti kanë hyrë thuajse 1 milionë e 200 mijë pasagjerë. E dini sa më shumë se sa vjet? Mbi 350 mijë më shumë. Madje këtë korrik është thyer edhe një rekord tjetër, ai i hyrjeve në një ditë të vetme: 44 mijë! Aeroporti ka arritur të operojë deri në 252 fluturime në ciklin e 24 orëve, një volum marramendës dhe i paimagjinueshëm deri pak vite më parë”
Por këto shifra nuk janë të vetme. Sipas kryeministrit Rama shifrat e hyrjes në Morinë tregojnë se në korrik janë 3 mijë më shumë se e njëjta peridhuë e vitit të kaluar.
“Po edhe shifrat e hyrjeve në Morinë, që i tregon regjistri elektronik i pagesës së autostradës, ku mund lexohet çdo hyrje tregojnë se këtë vit kanë hyrë 175 mijë automjete më shumë se sa vjet, ndërsa në korrik 3 mijë më shumë, se korrikun e shkuar.”
Rama theksoi se po mbajnë shënime për të nxjerrë mësime nga ky sezon turistik, për të korrigjuar gabimet dhe për të çuar Shqipërinë vendin kampion të turizmit në rajon.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.