AMF në takim me drejtues të lartë të Divizionit Ndërkombëtar të Bankave të Huaja në Itali!
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare zhvilloi një vizitë zyrtare në Itali ku u takua me drejtues të lartë të grupit Intesa Sanpaolo dhe të Divizionit Ndërkombëtar të Bankave të Huaja dhe të Shoqërisë së Menaxhimit të Aseteve Eurizon SRG zhvilluar në Itali.
Qëllimi i vizitës ishte thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit me fokus edukimin financiar dhe aplikimin e tendencave të reja teknologjike dhe innovative në fushën financiare.
Prej shtatorit të vitit të kaluar, investimet në fondet europiane, ofrohen edhe për investitorët shqiptarë.
Diskutimet mes drejtuesve të lartë u përqendruan në mundësitë e bashkëpunimit në nisma të edukimit financiar dhe në tendencat aktuale të tregjeve dhe mundësitë e aplikimit të inovacionit dhe teknologjisë në fushën financiare.
Duke vlerësuar prezencën e kapitalit italian në tregun financiar shqiptar, Kaçi theksoi: “Kjo vizitë ishte jashtëzakonisht produktive dhe na ofroi mundësi të shkëlqyera për të forcuar marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë. Eksperienca e grupit Intesa Sanpaolo përbën një vlerë të shtuar në avancimin cilësor të punës sonë për edukimin financiar”.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.