Sa këmbehen sot valutat kryesore?
SCAN
Dollari amerikan ka pësuar rënie këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 90.7 lekë dhe është shitur me 91.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane është blerë sot me 98.2 lekë dhe është shitur me 98.9 lekë duke vijuar të ruaj relativisht po të njëjtat vlera prej disa kohësh tashmë.
Franga zvicerane duket konstante edhe ajo nga dita e mërkurë teksa është blerë sot me 104.6 lekë dhe është shitur me 105.5 lekë.
Paundi britanik blihet sot me 117.6 lekë dhe shitët me 118.8 lekë duke mos shënuar as ai lëvizje të ndjeshme të vlerës nga dje referuar tregut të brendshëm valutor.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.