Si ndikojnë zgjedhjet në rritjen e informalitetit? – Imami: Adresimi i këtij fenomeni, sfidë për në BE
Elisabeta Dosku/SCAN
Informaliteti dhe evazioni në ekonominë shqiptare, duhen adresuar edhe si pjesë e rrugëtimit në Bashkimin Europian, duke qenë se tashmë janë hapur dhe negociatat për anëtarësim.
Konferenca ndërkombëtare e organizuar nga DSA “Ekonomitë e Ballkanit në kontekstin e integrimit”, nxori në pah problematikat me të cilat përballen këto vende dhe sfidat që kanë për një qeverisje të mirë dhe konkurrencë të ndershme.
Nga ana tjetër, evidentohet se këto fenomene janë më prezentë kryesisht në periudha zgjedhore.
Konferenca trajtoi një sërë problematikash me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor, siç janë konkurrenca e sektorit privat në kuadër të integrimit në BE, sfidat për zhvillimin e sektorit bujqësor, ndryshimet klimatike, etj.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.