Menaxhimi i turizmit, Kalaja e Beratit me “smart parking”/ Bashkia synon të vjele më shumë të ardhura nga automjetet
Fabjona Pasho/ SCAN
Kalaja e Beratit do të bëhet me “smart parking”. Bashkia synon të vjele më shumë të ardhura nga automjetet e turistëve të shumtë që e vizitojnë kalanë. Bëhet fjalë për vendosjen e një sistemi automatik për të administruar hyrje/daljet e mjeteve në ambientet e parkimit pranë Kalasë. Vjelja e të ardhurave që vijnë nga parkimi i mjeteve dhe menaxhimi i fluksit të automjeteve që aksesojnë ambjentet e brendshme, ofrimin e opsioneve dhe shërbimeve të ndryshme ndaj qytetareve, monitorimin e ambjentit të parkimit, si edhe raportimin në kohë reale mbi vijueshmerinë e punes dhe të ardhurat e gjeneruara nga ambjentet e parkimit.
Bashkia Berat kërkon që sistemi automatik i parkimit të jetë i perberë nga softëare, pajisje hardëare, shërbime të zbatimit të sistemit, trajnimi I personelit, suporti fillestar, si edhe suport dhe mbështetje në vend.
Fondi limit për ndërtimin e smart parking është 5,265,500.00 Lekë dhe faza e përfundimit të projektit është 129 ditë.
Bashkia kërkon që elementet e sigurisë së zbatuara, duhet të jenë të një standardi të lartë, ndërsa garancia minimale e kërkuar për pajisjet dhe programet është 1 vit.
Sipas kontraktorit, Bashkia Berat, projekti synon përmirësimin e eficencës të ambjenteve të parkimit dhe rritjen e opsioneve dhe sherbimeve ofruar qytetareve.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.