Makinat elektrike “largojnë” punonjësit – Transformimi i industrisë gjermane do të reduktojë 186,000 vende pune
Kristi Ceta/SCAN
Transformimi i industrisë së makinave në Gjermani për të prodhuar automjete elektrike mund të kushtojë rreth 186,000 vende pune deri në vitin 2035. Një e katërta e këtyre pozicioneve tashmë janë humbur, sipas një raporti të ri nga Shoqata Gjermane e Industrisë së Automjeteve.
Kjo vjen pasi industria evropiane e makinave po përballet me një krizë për shkak të ndryshimit drastik të kushteve të tregut. Presioni për të kaluar në automjetet elektrike ka çuar në një transformim që ka ndikuar tashmë disa kompani, duke përfshirë edhe Volkswagen në Gjermani. Kompania ka kryer shkurtime të theksuara të kostove dhe ka njoftuar planet për të mbyllur tre fabrika në ekonominë më të madhe të Evropës.
Raporti “Perspektivat e punësimit në industrinë e automobilave”, nga Instituti i Kërkimeve Prognos sugjeron se në industrinë e makinave janë humbur 75,000 vende pune që nga viti 2019, me pothuajse 8,900 nga pushimet nga puna në përpunimin e metaleve.
Numri përfundimtar u kompensua nga një rritje prej 29,000 punësimesh të reja, me më shumë se 10,000 pozicione të reja në inxhinierinë e automobilave, duke rezultuar në një humbje neto prej 46,000 vendeve të punës në industrinë e makinave. Deri në vitin 2035, kur do të prodhohen vetëm automjete elektrike me bateri, mund të reduktohen edhe 140,000 vende të tjera pune.
Prodhuesit gjermanë të makinave dhe furnizuesit e automobilave në mbarë botën po investojnë rreth 280 miliardë euro vetëm në sektorin e kërkimit dhe zhvillimit midis 2024 dhe 2028, si dhe 130 miliardë euro të tjera në konvertimin e impianteve.
Investimet nënvizojnë vullnetin e industrisë gjermane për ta shndërruar transformimin në një histori suksesi. Që nga viti 2019, ka pasur një rritje të kërkesës për punë në inxhinierinë e automobilave, kërkimin dhe zhvillimin teknik, si dhe në shkencat kompjuterike, inxhinierinë elektrike dhe zhvillimin e softuerit. Nga ana tjetër, teknologjia e ndërtimit dhe saldimit apo punët e përpunimit të metaleve kanë gjithnjë e më pak rëndësi, e si rrjedhojë dhe më pak punëtorë.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.