Anulohen fluturimet nga Shqipëria drejt Italisë. Aviacioni Civil apel pasagjerëve
Aeroporti i Rinasit ka anuluar të gjitha fluturimet e ditës së sotme drejt Italisë. Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar njofton se si pasojë e grevës së personelit të trafikut ajror në Itali, fluturimet drejt dhe nga aeroportet e Italisë ( Bari, Bolonja, Ankona, Bergamo, Verona, Milano Malpensa, Genova, Rimini, Roma) për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) do të anullohen për ditën e sotme.
Nga ky njoftim përjashtohen:
-Fluturimet Ambulance, Medevac
-Fluturimet e Kërkim Shpëtimit
-Fluturimet Humanitare
“Lusim pasagjerët që kanë fluturim sot drejt destinacioneve të mësipërme të komunikojne paraprakisht me kompanitë ajrore respektive për te verifikuar statusin e fluturimit te tyre para se te nisen për në aeroport” njofton Autoriteti.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.