Industria e re e energjisë bërthamore e Amerikës ka një problem rus!
Firmat amerikane që zhvillojnë një gjeneratë të re të centraleve të vogla bërthamore për të ndihmuar në uljen e emetimeve të karbonit kanë një problem të madh: vetëm një kompani shet karburantin që u nevojitet, dhe ajo është ruse.
Kjo është arsyeja pse qeveria amerikane po kërkon urgjentisht të përdorë disa nga rezervat e saj të uraniumit të shkallës së armëve për të ndihmuar në karburantin e reaktorëve të rinj të avancuar dhe për të nisur një industri që e sheh si vendimtare për vendet që të përmbushin qëllimet globale të emetimeve neto zero.
“Prodhimi i HALEU është një mision kritik dhe të gjitha përpjekjet për të rritur prodhimin e tij janë duke u vlerësuar,” tha një zëdhënës i Departamentit të Energjisë të SHBA (DOE).
Kriza energjetike e shkaktuar nga lufta në Ukrainë ka ripërtërirë interesin për energjinë bërthamore. Mbështetësit e reaktorëve më të vegjël, të gjeneratës së ardhshme thonë se ata janë më efikas, më të shpejtë për t’u ndërtuar dhe mund të turbo-karikojnë largimin nga karburantet fosile.
Por pa një burim të besueshëm të uraniumit të pasuruar me nivel të lartë (HALEU) për të cilin reaktorët kanë nevojë, zhvilluesit shqetësohen se nuk do të marrin porosi për impiantet e tyre. Dhe pa porosi, prodhuesit e mundshëm të karburantit nuk kanë gjasa të vënë në funksion zinxhirët e furnizimit komercial për të zëvendësuar uraniumin rus.
“Ne e kuptojmë nevojën për veprim urgjent për të nxitur krijimin e një furnizimi të qëndrueshëm, të drejtuar nga tregu të HALEU,” tha zëdhënësi i DOE. Qeveria e SHBA është në fazat përfundimtare të vlerësimit se sa nga inventarit të saj prej 585.6 ton uranium shumë të pasuruar do t’u shpërndajë reaktorëve, tha zëdhënësi.
Fakti që Rusia ka një monopol mbi HALEU ka qenë prej kohësh një shqetësim për Uashingtonin, por lufta në Ukrainë e ka ndryshuar lojën, pasi as qeveria dhe as kompanitë që zhvillojnë reaktorët e rinj të avancuar nuk duan të mbështeten te Moska.
HALEU është pasuruar në nivele deri në 20%, në vend të rreth 5% për uraniumin që fuqizon shumicën e centraleve bërthamore. Por vetëm TENEX, e cila është pjesë e kompanisë shtetërore ruse të energjisë bërthamore Rosatom, shet HALEU komercialisht për momentin.
Ndërsa asnjë vend perëndimor nuk e ka sanksionuar Rosatom-in mbi Ukrainën, kryesisht për shkak të rëndësisë së saj për industrinë globale bërthamore, zhvilluesit e termocentraleve të SHBA-së si X-energy dhe TerraPower nuk duan të jenë të varur nga një zinxhir furnizimi rus.
“Ne nuk kishim problem me karburantin deri disa muaj më parë,” tha Jeff Navin, drejtor i punëve të jashtme në TerraPower, kryetar i së cilës është miliarderi Bill Gates. “Pas pushtimit të Ukrainës, ne nuk ishim të kënaqur të bënim biznes me Rusinë”.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.