Dollari amerikan e mbyll javën pozitivisht – Sa këmbehen sot Paundi, Euro dhe Franga?!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pas në raport me dje ka fituar sërish pikë teksa është blerë sot me 119.2 lekë dhe është shitur me 120.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane mbetet relativisht konstante pas rritjes së djeshme duke u blerë edhe sot me 117 lekë dhe duke u shitur me 117.5 lekë.
Paundi britanik ka shënuar një rënie të lehtë të vlerës duke u blerë mëngjesin e kësaj të premte me 133.3 lekë dhe duke u shitur me 134.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane gjithashtu ka regjistruar zbritje të kuotës këtë fund jave pasi në raport me ditën e enjte blihet sot me 118.3 lekë dhe shitet me 119.3 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.