Bankat e mëdha kërkojnë rikthimin e punonjësve – Do të punojnë në zyra për pesë ditë në javë
Citigroup, HSBC Holdings dhe Barclays po urdhërojnë më shumë punonjës që të punojnë në zyra pesë ditë në javë.
Citi u ka kërkuar rreth 600 punonjësve amerikanë, të cilët më parë kishin të drejtë të punonin në distancë, të punonin në zyrat e kompanisë me kohë të plotë, thuhet në raport, duke cituar një deklaratë nga huadhënësi.
Shumica e stafit të Citi mund të vazhdojnë oraret e tyre hibride, duke punuar deri në dy ditë në javë jashtë zyrës, tha ai.
Barclays me bazë në Londër urdhëroi që mijëra punonjës të saj global të bankingut të investimeve duhet të punojnë në zyrë ose të udhëtojnë për të takuar klientët pesë ditë në javë duke filluar nga 1 qershori.
Ndërkohë, HSBC po flet me pothuajse gjysmën e fuqisë punëtore të saj në Nju Jork, rreth 530 punonjës, për ndryshimin e rregulloreve, thuhet në raport, duke cituar një intervistë me kreun e burimeve njerëzore të bankës për SHBA-në.
Kompania po përpiqet të lejojë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur të ruajnë mundësinë e punës nga shtëpia nëse dëshirojnë, shtoi raporti.
Dorian Koça/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.