“BE, i angazhuar në përpjekjet antikorrupsion” – Gonzato: Kërkohet një qasje e plotë duke përfshirë të gjithë aktorët
Ernilda Luzi/ Scan
Në Forumin Rajonal mbi Mirëqeverisjen dhe Luftën kundër Korrupsionit, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato tha se Bashkimi Europian mbetet i angazhuar në përkjekjet antikorrupsion, për të ecur përpara në anëtarësimin në BE. Kjo kërkon një qasje të plotë duke përfshirë të gjithë aktorët.
“Në programet tona të bashkëpunimit ne mbështesim kapacitete fuqizuese dhe mobilizimin e shoqërisë civile për të dhënë kontributin e tyre
Vendet e Ballanit Perëndimor duhet të vijojnë luftën kundër korrupsionit me veprime konkrete. Përpjekjet antikorrupsion të jenë të dukshme.
Një shoqëri civile, e pavarur, e fortë e fuqizuar që arrin të angazhohet në dialog konstruktiv është element kritik në luftën kundër korrupsionit. Është e rëndësishmë të marrim masat që përfaqësuesit e shoqërisë civile në mënyrë aktive të përfshihen në formësimin e politikave antikorrupsion”
Nga ana tjetër ambasadori theksoi se Plani i Ri i Rritje i BE-së për Ballkanin Perëndimor përfshin deri në 6 miliardë euro në huadhënie dhe grante, me qasje në disa pëfitime që sjell anëtarësimi në BE, por këto fonde varen nga reformat dhe zbatimi i tyre, deklaroi ambasaroi i BE-së, Silvio Gonzato
Në këtë forum ishin të pranishëm kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ambasadori i BE- së, Silvio Gonzato dhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, ku fokusi ishte rritja e bashkëpunimit rajonal për luftën kundër korrupsionit.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.