Bie vlera e arit me 0.7% për të dytën ditë radhazi – Rezerva Federale amerikane, nën presionin e Dollarit
Ari ra për të dytën ditë pasi kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, shuajti shpresat se banka qendrore e SHBA-së do të fillonte të lehtësonte politikën monetare, duke sinjalizuar se normat e interesit do të vazhdonin të rriteshin dhe do të mbeten të larta për të frenuar inflacionin.
Ari ra në nivelin më të ulët në një muaj dhe po shkon drejt rënies së pestë mujore, shtrirja më e gjatë e tillë në katër vjet, pasi Rezerva Federale rriti normat e interesit. Një dollar më i fortë ka ndikuar gjithashtu mbi arin. Yield-i dyvjeçar i bonove thesarit arriti në nivelin më të lartë që nga viti 2007.
“Rivendosja e stabilitetit të çmimeve ka të ngjarë të kërkojë mbajtjen e një qëndrimi politikash kufizuese për disa kohë,” tha Powell në forumin vjetor të politikave të Kansas City. Ai përsëriti se një tjetër rritje jashtëzakonisht e madhe në normën bazë të huadhënies mund të jetë e përshtatshme kur zyrtarët të mblidhen muajin e ardhshëm.
Tregtarët e arit e konsiderojnë një deklaratë të ashpër fjalimin e Powell teksa shprehen se ari është nën presionin e fuqisë së dollarit amerikan për momentin.
Ari ra me 0.7% në 1 725.52 dollarë për ons, niveli më i ulët që nga 27 korriku dhe u tregtua me 1 725.81 dollarë që nga ora 9:39 e mëngjesit në Singapor. Indeksi i Dollar Spot Bloomberg u rrit 0.5% pasi u ngjit në një shumë të ngjashme në seancën e mëparshme. Argjendi dhe platini ranë, ndërsa paladiumi përparoi.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.